Itali/ Lëviznin me makinë të vjedhur, kapen shqiptari kontingjent dhe shoku i tij! Dyshohen si pjesë e një grupi ‘skifterësh’, njëri ishte dëbuar për 5 vite

Itali/ Lëviznin me makinë të vjedhur, kapen shqiptari kontingjent dhe shoku i tij! Dyshohen si pjesë e një grupi ‘skifterësh’, njëri ishte dëbuar për 5 vite

Policia italiane në një operacion

Bolzano- Dy shqiptarë, njëri prej të cilëve i dënuar më parë për krime ndaj pronës dhe që dyshoheshin si pjesë e një grupi “skifterësh”, janë kapur nga policia italiane në Bolzano një ditë më parë.

Të ndaluarit janë një 48-vjeçar me precedentë, i ndaluar për të hyrë në Itali për 5 vite, por që ishte rikthyer dhe një 40-vjeçar që sapo kishte hyrë në vend.

Karabinierët vunë re gjatë patrullimit të zakonshëm në rrugët e qendrës historike, në Via Cesare Battisti, një makinë që lëvizte në mënyrë të dyshimtë me shpejtësi të madhe.

Patrulla vendosi ta ndalonte për një kontroll më të plotë. Nga kontrolli fillestar në bazën e të dhënave të Ministrisë së Brendshme, policia ka mundur të konstatojë se automjeti “Ford Fiesta” ishte vjedhur një ditë më parë, në Appiano sulla Strada del Vino.

Në makinë ndodheshin dy shtetas shqiptarë. Një 48-vjeçar, i cili ishte dënuar më parë për krime pronësie në rajonin e Brindizit, u identifikua duke drejtuar makinën. Në krah të tij ishte një bashkatdhetar 40-vjeçar, i cili sapo kishte ardhur në Itali nga Shqipëria.

Gjithashtu rezultoi se shoferi ishte dëbuar nga Italia në prillin e kaluar nga Autoritetet e Sigurisë Publike të Brindizit dhe ishte shoqëruar në Tiranë, i ndaluar për 5 vite për të hyrë në Itali.tonë.

Nga kontrolli i kryer në mjet u zbuluan mjete të shumta vjedhjeje: një trapano, çekiç, një tub me ngjitës special, doreza lateksi dhe të tjera. Në fund të procedimit shqiptari ish i dënuar më parë u arrestua pasi kishte thyer urdhrin, teksa u ngritën akuza për vjedhje të mjetit dhe sendeve të tjera, shkruan "Lavocedeltrentino".

Komisioneri i Policisë së Bolzanos, Paolo Sartori, duke marrë parasysh seriozitetin e ngjarjes, ka nxjerrë një dekret dëbimi ndaj 48-vjeçarit, me një urdhër të menjëhershëm të largimit nga Territori Kombëtar, pasi edhe Prokuroria të përfundojë procedurat penale për akuzat e ngritura.

E njëjta masë është marrë edhe ndaj mikut 40-vjeçar, të cilit i është dhënë 7 ditë afat për t'u larguar nga Italia, në të kundërt do të shoqërohet me forcë për në Shqipëri.

A.Q/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë