Një makinë që po udhëtonte me shpejtësi të lartë përplasi rreth dhjetë këmbësorë në qendër të Modenës në Itali. Incidenti ndodhi në rrugën Emilia, me makinën që vinte nga Largo Garibaldi.
Mediat e huaja njoftuan se 8 persona mbetën të plagosur gjatë incidentit, 4 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore. Një grua humbi të dyja këmbët gjatë përplasjes.
Menjëherë pas incidentit, shoferi i makinës Salim El Koudri, i diplomuar në ekonomi, shtetas me origjinë marokene, është larguar me vrap, por ai është kapur nga një kalimtar i rastit, Luca Signorelli dhe 4-5 persona të tjerë. Më pas ai është shoqëruar në Polici.
Signorelli dëshmoi në Polici se në momentin kur po ndiqte shoferin, ky i fundit nxori një thikë dhe nisi ta qëllonte. Fatmirësisht ai arriti ta neutralizonte shoferin problematik.
Ndërkohë dëshmitarët që ishin prezentë në momentin e incidentit thanë se makina po ecte me rreth 100 milje në orë (160 km në orë) dhe papritur u fut në trotuar, duke marrë para turmën e njerëzve.
Autoritetet po hetojnë nëse incidenti i shkaktuar ishte i qëllimshëm nga ana e shoferit të automjetit, ç'ka do ta bënte ngjarjen edhe më tragjike.
Komente











O vlla je i sigurte qe ne itali e kane dhene lajmin me milje jo me km? Po mire qe i beni copy paste, po te pakten e pershtasni pak me shqipen.
Përgjigju