Një anije me 7 shqiptarë në bord është ndaluar në portin e Cagliarit në Sardenjë të Italisë pasi ishte me dokumente false.
Për shkak të kushteve jo të mira të motit, anija duhej të ndalonte në Cagliari, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet.
Anija tregtare me emrin ‘Roger” me pronar shqiptar mbante flamurin e Republikës së Kongos.
Anija në fakt është në listën e 73 anijeve të sinjalizuara nga Kongo se mbajnë flamurin e këtij shteti të Afrikës Qendrore pa asnjë lloj të drejte dhe pa asnjë lloj dokumenti.
Mediat italiane të cilat citojnë autoritetet thonë se anija po transportonte pa dokumente 2400 ton profile hekuri.
Kapiteneria e portit ia ka kaluar cështjen për hetime të mëtejshme Prokurorisë, ndërsa anija vijon të jetë e bllokuar në shtetin fqinj.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com