Itali, rrëfehet shqiptari: Si e thera
gruan teksa flinte, humba kontrollin

Një 43-vjeçar shqiptar ka vrarë gruan e tij 31-vjeçe duke e therur me thikë në fyt. 43-vjeçari ka rrëfyer në Prokurori dinamikën e ngjarjes makabre në komunën Gallarate në provincën e Vareses, të Italisë rreth orës 2 e 30 të mëngjesit. 

Ja dëshmia e tij
43­-vjeçari, i cili kishte 10 vite që jetonte në Itali ka vrarë bashkëshorten e tij me një veprim të pakontrollueshëm pasi ishte duke parë televizor shtrirë në divan

Gjin Preducaj ka rrëfyer për prokuroren, Nadia Alessandra Calcaterra se si një mbrëmje e zakonshme në një familje normale u kthye në një dramë. Preducaj ka treguar se, ndërsa ndodhej para televizorit, ka kryer një veprim të pakontrollueshëm duke marrë një thikë nga kuzhina dhe duke qëlluar bashkëshorten e tij, e cila po flinte në dhomën e gjumit.

Hetuesit thonë se, Gjini e ka varë bashkëshorten me një goditje të vetme duke i prerë asaj arterjen, gjë e cila nuk të lë dyshim për qëllimin për ta vrarë. Pas këtij veprimi, 43­vjeçari ka tentuar të kryej vetëvrasje duke qëlluar veten me thikë në gjoks po me të njëjtën thikë. Por, plaga ishte një gërvishtje e vogël sa që ai la spitalin pas mjekimit për t’u rikthyer në burg.

cifti

Gino, siç miqtë e tij e thërrasin, ka pranuar se ishte një person xheloz por nuk kishte dyshime se gruaja e tij e tradhtonte. Ai tregon se nuk e ka goditur kurrë bashkëshorten, ndërsa shton se debate kanë pasur, sidomos kohët e fundit. Hetuesit thonë se, Marjana disa ditë më parë i kishe shprehur burrit dyshime se mund të ishte shtatzënë. Ky detaj pritet të sqarohet pas autopsisë së urdhëruar nga gjykata.

thika
(arma e krimit)

Ishte ora 02:30 kur 32-­vjeçarja shqiptare, Mariana Preducaj u vra nga burri i saj shqiptar. Ajo u qëllua me një goditje të vetme në fyt me një thikë 12 cm të gjatë. Ngjarja ka për autor Gjin Preducajn, 43 vjeç i cili bashkë me bashkëshorten dhe dy fëmijët jetonte në Vareze. Pak pas vrasjes, Gjini ka shkuar në dhomën e ndenjes dhe i ka telefonuar motrës së tij duke i rrëfyer ngjarjen: Mbaroi gjithçka”.

Ndërsa gjatë marrjes në pyetje nga policia, 43­vjeçari ka pranuar krimin duke thënë: “E vrava unë”, raporton “Varesee news.it“. Por karabinierët nuk dinë ende motivin që çoi shqiptarin drejt këtij akti barbar, pasi ai nuk ka pranuar të japë arsyeje. Karabinierët bëjnë të ditur se 32­-vjeçarja është qëlluar me thikë ndërsa flinte. 

dera
(dera e shtëpisë)

Nga gjetjet e hetuesve rezulton se pak pas vrasjes, 43­-vjeçari i ka telefonuar motrës së tij duke i thënë: “Mori fund”. Ka qenë e motra, e cila duke kuptuar situatën i ka telefonuar policisë, e cila ka shkuar në banesën e çiftit shqiptar rreth orës 04:00 të mëngjesit. Familja ishte e njohur në atë zonë. Gjini kishte emigruar në Itali 10 vite më parë bashkë me vëllain e tij. 

shtepia
Fqinjët të tronditur nga kjo ngjarje, thonë se çifti shqiptar që banonte në këtë zonë prej 10 vitesh, nuk ishte dëgjuar ndonjëherë duke u grindur. 

"Ne nuk kemi dëgjuar asgjë. Këta ishin njerëz që nuk kishin probleme. Ishin dy njerëz të respektuar të cilët kurrë nuk na kanë shqetësuar. Edhe dje s’kemi dëgjuar asgjë. Ne jemi shumë të tronditur. Gruaja çdo ditë shoqëronte dy fëmijët njërin në kopësht e tjetrin në shkollë. Ai gjithmonë punonte”, ka thënë një fqinje.


/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen

Përplasen dy trena në Bullgari, 2 persona humbin jetën dhe 6 të tjerë plagosen