Tjetër arratisje spektakolare e një shqiptari nga një burg në Itali. 

Ngjarja ka ndodhur në burgun San Michelle në Itali sot rreth orës 10:30 minuta, nga ku është arratisur shqiptari, teksa po vuante dënimin.

Emri i shqiptarit nuk bëhet i ditur, ndërsa mësohet se në momentin e arratisjes shqiptari ishte duke bërë disa punë mirëmbajtjeje në ambientet e parkingut të burgut.

Ai ka kapërcyer telat e rrethimit dhe është larguar. Mediat italiane raportojnë se në momentin e arratisjes së shqiptarit, sistemi i sigurisë së burgut ka qenë jashtë funksionit për shkak të bllokimit të kamerave. 

Policia ka nisur menjëherë kontrollet në zonë, por ende nuk ka rënë në gjurmët e shqiptarit. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com