Shtypi i huaj ka patur si kryeartikull mëngjesin e sotëm zgjedhjet në Itali duke e komentuar situatën atje si kaotike dhe si një frakturë ala italiane.

LIBERATION
''Frakturë ala italiane'' ishte titulli i kryeartikullit të paraqitur në faqen e parë të së përditshmes franceze ''Liberation'', ndërsa në sfond një imazh i liderit të PD, Pier Luigi Bersani.
''Nga zgjedhjet del një Itali e paqeverisshme'' ishte titulli kryesor në brendësi, me një editorial të titulluar 'Dashuri e çuditshme', ndërsa artikulli ''Liberation'' sqaronte disi linjën e Bersanit.
''Bersani nuk i kthen shpinën asaj çka nënkupton linja e tij politike, nuk e ndot pozicionin ku ndodhet dhe po ashtu nuk ju ka premtuar italianëve Hënën, as daljen e vendit nga euroja, as rimbursimin e taksave. Një gjuhë e së vërtetës që, në jo vetëm Itali, por edhe në të gjithë vendet evropiane nuk përbën më një garanci për demokracinë'', theksohej në artikull.

LE FIGARO

Ndërsa për ''Le Figaro'', e përditshmja konservatore, shkruante se ''zgjedhjet rrezikonin të shkonin drejt një paralize politike''.
''I lënë pas nga zgjedhësit Mario Monti ka humbur bastin'', shkruhej në artikullin e një korespondenti të ''Le Figaro'' nga Roma, ndërsa Bersani përcaktohej si ''njeriu normal i politikës italiane'' dhe rezultati i PDL cilësohej si ''kënga e bilbilit të Silvio Berlusconit'' në artikull.
''Sa për Lëvizjen e 5 Yjeve, Beppe Grillo e trondit dukshëm sistemin në vend'', shkruante ''Le Figaro''.

YOMIURI SHIMBUN

Ndërkohë media japoneze dhe më saktë televizoni publik nuk e hap edicionin e lajmeve të mëngjesit me një panoramë të zymtë mbi Italinë dhe mbi faktorin paqeverisshmërisë ku thekson: ''akush nuk ka aktualisht shifrat e duhura për një mazhorancë në Dhomën e Ulët dhe në Senat, i vështirë krijimi i një qeverie të qëndrueshme''.
Poli i grupit Monti ''humbi: i pashmangshëm frenimi i reformave'', shkruante ''Yomiuri Shimbun'', e përditshmja japoneze me një tirazh prej të paktën 18 milionë kopjesh në ditë.
''Mbështetësit e masave të shtrëngimit ekonomik janë në minorancë, i pashmangshëm kaosi'', theksonte ''Yomiuri Shimbun''.

ASAHI SHIMBUN

''Asahi Shimbun'' fliste për një hipotezë ''për zgjedhje të tjera brenda një kohe shumë të shkurtër duke qenë se Senati nuk kishte një forcë mazhoritare''.

TOKYO SHIMBUN

''Italianët janë të lodhur nga masat e shtrëngimit ekonomik dhe kanë zgjedhur populizmin'', shkruante e përditshmja konservatore ''Sankei'', ndërsa për ''Tokyo Shimbun'' ishte e pashmangshme qeverisja e vendit në ''majë të thikës'' si pasojë e vështirësisë.

NIKKEI

Sipas ''Nikkei'', botimi financiar më i përhapur nga Sol Levante, ''theksohen ndjeshëm rreziqet e një rikthimi të krizës financiare në Eurozonë me konfuzionin politik italian''.

YEDIOT AHRONOT
Ndërsa e përditshmja izraelite ''Yediot Ahronot e sintetizon rezultatin e votimeve në Itali me një neologjzëm: 'Balagan-issimo', ku fjala 'balagan', në gjuhën hebraike ka kuptimin konfuzion dhe paqartësi. Në një koment, gazeta theksonte suksesin e arritur nga Beppe Grillo dhe shtonte se disa muaj më parë, në një intervistë për korespondentin e saj në Itali, ai kishte manifestuar ''një qëndrim anti-izraelit dhe injorancë''.

HAARETZ
''Haaretz'', në një koment, shpreh shqetësim për riperkusionet e mundshme të krizës politike në Itali mbi ekonominë evropiane.
''Italia mund të humbë shumë nëse do t'i kthente shpinën Euros dhe Bashkimit Evropian... Liderët e Spanjës dhe Francës e kanë mësuar në një kohë rekord këtë, menjëherë pas zgjedhjes së tyre, që erërat në Evropë po shkojnë në një drejtim tepër specifik. Ata që nuk arrijnë ta mësojnë këtë, mund ta pësojnë rëndë'', theksonte ''Haaretz''

(atsh/ad.ti/shqiptarja.com)