ITALI- Italia vijon të shënojë rekord të njëpasnjëshme të shifrave të pandemisë së COVID-19.

Në shtetin fqinj, matanë Adriatikut, rastet e infektimeve dhe vdekjeve nga virusi fatal që ka goditur globin nuk dinë të ndalen.

Në 24 orët e fundit janë shënuar 33,979 raste të reja dhe 546 vdekje në të gjithë vendin duke çuar numrin e viktimave në 45,229  nga fillimi i pandemisë.

Gjatë ditës së fundit 116 pacientë më shumë nga dita e djeshme kanë hyrë në terapi intensive.

Lombardia, Campania dhe Piemonte janë rajonet me numrin më të lartë të infeksioneve në vend duke lënë Italinë  ende në një pikë kritike përsa i përket pandemisë.