Italiani në ambasadën shqiptare
 Më jepni azil që të shpëtoj djalin

ROMË- Prindërit për fëmijët do të bënin gjithçka. Rasti i një 51-vjeçari italian, rezident në komunën e Latinos është dëshmia më e mirë e kësaj. Ai quhet Renato dhe është është babai i një djali 20 muajsh i cili fatkeqësisht vuan nga një patologji e rëndë në zemër. Pikërisht për këtë arsye italiani, me profesionin biolog ka zënë këtë të martë shkallët e ambasadës shqiptare në Romë, ku ka kërkuar azil në Shqipëri. Arsyeja është djali i tij Emilio.

renato
 
Pasi nuk kishte gjetur zgjidhje nga asnjë institucion italian, Renato kishte vendosur t’i drejtohej ambasadës shqiptare, nga e cila kërkon azilin në Shqipëri, në mënyrë që të kurojë falas djalin në Qendrwn Spitalore Universitare në Tiranë.

 “Nuk do të lëvis nga ambasada shqiptare në Romë derisa të kem takuar konsullin”, ka thënë Renato sipas mediave italiane.
 
Kjo sipas tij ishte e vetmja mënyrë për ta shpëtuar Emilion e vogël, i cili që 6 muajsh ishte diagnostikuar me një patologji kardiake, e cila i rrezikon atij jetën nga momenti në moment.

renato
 
Renato thotë se në Filipine, ku ai ishte transferuar pas martesës me nënshtetasen filipine Analisa Dasmarinas, kurat janë shumë të shtrenjta dhe ai nuk mundet t’i përballojë.

Por një fakt tjetër e pengon Emilion që të shkojë në Itali për t’u kuruar. Ai ka lindur nga një marrëdhënie e Renatos me nënshtetasen filipine Analisa Dasmarinas, e cila aktualisht rezulton e martuar me një bashkëkombas të saj, fakt ky që nuk lejon rikthimin e fëmijës në Itali.
 
Kështu e vetmja shpresë e 51-vjeçarit Renato, është që Emilio të kurohet falas në QSUT.


Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes

Moti i Keq/ Bypass- Qafë Murrizi, Fushë Arrëz - Iballë e pakalueshme, Qafë Thanë - Librazh i vështirë për kamionët! Policia apelon për kujdes