Iu arrestua vëllai me kanabis dhe mina, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu

Iu arrestua vëllai me kanabis dhe mina, reagon për herë të parë Alketa Vejsiu

Moderatorja Alketa Vejsiu dhe i vëllai, Endrit Vejsiu

Moderatorja Alketa Vejsiu ka reaguar për herë të parë që pas arrestimit të vëllait të saj, Endrit Vejsiu. Gjatë mbrëmjes së djeshme në “Dance With Me”, moderatorja Vejsiu ka thënë se ajo çfarë ndodh jashtë spektaklit, nuk ka lidhje me atë çfarë ndodh në kamera.Gjithçka që ndodh jashtë nuk interferon në muzikën e jetës këtu brenda”,-ka thënë Vejsiu. Ka qenë kjo fjali e moderatores që indirekt vjen si përgjigje për arrestimin e të vëllait. Endrit Vejsiu, 29 vjeç, është vëllai i vetëm i moderatores, dhe gjithmonë ata janë shfaqur përkrah njëri-tjetrit në rrjetet sociale.

Vejsiu u arrestua ditën e diel në operacionin Telekomanda. Atij iu gjetën 4 mina me telekomandë dhe 3 kilogramë kanabis në bagazhin e makinës së tij tip Opel. Mbi të rëndojnë dy akuza, ajo e "prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse".

Si rezultat, u bë i mundur kapja e shtetasit Endrit Vejsiu, 29 vjeç, nga Tirana, pasi në aksin rrugor Milot - Lezhë, në kryqëzimin e Shënkollit, në mjetin e tij tip ‘Opel’ në një gomë rezervë në bagazh, u gjetën të fshehura 4 mina me telekomandë. 
Ato ishin të paketuara me nga dy cilindra materiali të ngurtë të mbështjellë me natriban, të dyshuara lëndë plasëse e llojit TNT. Gjithashtu u gjetën edhe rreth 3 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa, e paketuar gati për shitje. Arrestimi i Vejsiut u bë për veprat penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike" dhe "Trafikim i lëndëve plasëse. 

Komunikata e policisë për Endrit Vejsiun

Operacioni u zhvillua nga blutë e Lezhës dhe u kapën 4 persona, mes tyre edhe Gentian Elezi, i shpallur në kërkim për një vrasje të vitit 2015 në Mamurras. Të arrestuarit e këtij operacioni ishin Endrit Vejsiu, Gentian Elezi, Gentjan Tafa dhe Eris Gjoni.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Tom: 03/10/2018 09:43

    Kta kam pozuar sikur ja ka ngul nga mbrapa ky...apo hapej b**thesh qe e ka dashnore?

    Përgjigju
  • Faik: 02/10/2018 12:37

    Në BURG Kriminelin e PDsë sepse Ermal Hoxhën e mbajtën 3 VJET në Burg pa asnjë Provë ! Ermal Hoxhën Nuk e kapën as me Drogë as me Armë në Makinë ! Ermal Hoxhën e kapën vetëm se po kryente Transport Publik me 2 të huaj nga Kolumbia dhe e dënuan me pa të drejtë dhe pa asnjë Provë Implikimi dhe e dënuan vetëm dhe vetëm sepse është Nipi i ENVER HOXHËS së LAVDISHËM !

    Përgjigju
    • ka fik: 02/10/2018 23:28

      o kaif pse nuk i sugjeron te kerkoje demshperblim per burgun, apo pasi ka kerkuar gjykim te shkurtuar dhe lirim parakohe per sjellje te mire snuk tani

    • Psikiatria: 02/10/2018 13:49

      SOS ndihme per Faikun, do i bej keq vetes, ju lutem na ndihmoni.

  • mesuesi.: 02/10/2018 12:00

    E dinte a se per qfare fo te perdorej lenda eksplozive!? Sigurisht per ti marre jeten dikujt.

    Përgjigju
  • Daja: 02/10/2018 10:08

    Po kjo foto e shemtuar,moter e vella!!!!!!!!!!!!!

    Përgjigju
    • Fredi: 02/10/2018 11:43

      Per Alketen rendesi ka spektakli o ILO nuk e lexon se cfare thote? Ky spektakel i shtirur i ka bere keta vipa te fryre qe te shkelin mbi githcka, familjen, nderin dhe normalitetin.

    • ILO: 02/10/2018 10:53

      Perse e shemtuar e din qe pergjegjesia eshte individuale dhe jo kolektive, ne fund te fundit vellai mbetet vella kete nuk e kuptojne vetem ata qe nuk dine se c"eshte familja .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja