FOTO/ Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje

FOTO/ Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza! Dyshohet se u vra për gjakmarrje

Agustin Kaza

44-vjeçari shqiptar, i cili u qëllua me armë zjarri mbrëmjen e së dielës, 28 prill, në tarracën e një kafeneje në komunën Schaarbeek të Brukselit, ka ndërruar jetë sot.

Augustin Kaza, ishte ulur në një kafene, kur një burrë i maskuar e qëlloi katër herë, raporton De Standaard.

Kaza mori një plumb në kokë dhe tre në gjoks, ndërsa u dërgua në spital në gjendje të rëndë. Policia ende nuk e ka identifikuar apo arrestuar autorin, ndërsa hetimet vijojnë ende për zbardhjen e ngjarjes.

Trupi i viktimës pritet të mbërrijë në Shqipëri të martën dhe ceremonia mortore do të zhvillohet të mërkurën në Orosh të Mirditës.

Agustin Kaza dyshohet se u vra për gjakmarrje. Burime për Report Tv bëjnë me dije se 44-vjeçari është vëllai i Martin Kazës, i dënuar për vrasjen e dy vëllezërve në 3 korrik të 1997 në Mirditë. 

Martin Kaza është dënuar me 22 vite burg për vrasjen e vëllezërve Dod dhe Augustin Gjini të cilët dyshoheshin se i kishin vrarë vëllain.

Ai u ekstradua nga Britania e Madhe në vendin tonë, në dhjetor të vitit 2017.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi

Lulja e kuqe e Krishtlindjeve, si të kujdeseni për ta pasur sa më gjatë në shtëpi