E dashura në Facebook: Izet Haxhia është dorëzuar dje në policinë turke

Një ditë pasi Izet Haxhia do njoftonte se po vetëdorëzohej në policinë turke, e dashura e tij konfirmon përmes një postimi në gjuhën shqipe në Facebook-un e tij, se ai ka kaluar natën e parë në qeli. 

Ajo pretendon se ish-truproja i Sali Berishës është dorëzuar në policinë turke për efekt ekstradimi në Shqipëri, ku ndaj tij ka një dënim me burgim të përjetshëm si bashkëpunëtor në vrasjen e Azem Hajdarit, ngjarje kjo e ndodhur në 12 shtator 1998. 

Përballë një situate të tillë, e dashura e tij ka përcjellë një letër publike për të përmes llogarisë personale në Facebook të Haxhisë. Patnerja e këtij të fundit shprehet se Izeti është i pafajshëm dhe sipas saj çdo shqiptar që e do drejtësinë është pranë tij. Ajo shkruan se "dashuria ime do përballet me kuçedrën". 

Postimi i plotë në profilin e Izet Haxhisë nga e dashura:

Pershendetje te gjitheve ju, miq te mire te Izetit! Dashuria ime, kaloi naten e pare ne burgun turk,naten e pare pa ne te dy, naten e pare te nje numri te panjohur ende netesh aty…

Eshte mire, eshte i forte si gjithmone,dhe me kerkoi t ju falenderoja te gjitheve ju, miqte e tij,per mbeshtetjen tuaj, per mos-indiferencén tuaj, per solidaritetin dhe per besimin tuaj se e keqja ka nje fund…

Une nuk dua te hyj ne politike, por e dua Atdheun tone, si ne te gjithe! E bej pjese tek njerezit optimiste( per disa, naive) qe besojne se nese secili nga ne e ngre zerin, indinjohet, kerkon pergjegjesi, bertet per drejtesi, nuk kenaqet me pak, ben zhurrme e potere ne emer te amaneteve te te pareve tane, ne emer te se drejtes per te patur nje Atdhe te denje per femijet tane,atehere… dikush, dikur, do te shkundet nga themelet, do te levize e do te jape pergjegjesi!

Heshtin dhe rrine indiferente vetem te vdekurit! 

Secili nga ne ka ne dore nje gur te vogel per te levizur, nje gur te vogel per te vendosur drejtesine ! Izeti eshte dashuria ime, por eshte edhe miku juaj, eshte edhe nje shqiptar qe do te perballet me kucedra e qe s do t a leme vetem! Kurrsesi, jo! Shpirti im, fakti qe ti ekziston e qe merr fryme, m a ben kete bote plot shprese, plot gezim, plot drita..

Kam shume arsye per te te dashur, e ndoshta s kam asnje… kjo s ka rendesi! Sepse dashuria nuk analizohet , as logjikohet! Dashuria, dashurohet!

Ti je i vetmi im!Ti je heroi im,ti je trimi im, ti je malesori im, ti je zemra e shqiptarit qe s dorezohet, ti je mrekullia ime…

Te jem dashuria jote, eshte nderi dhe krenaria ime! Do te jem e forte, do te jem e forte sic ti me kerkove…!!!

Pavaresisht, se shpirti po me shkulet nga dhimbja, e malli eshte nje gur i rende e i zi… Por, kjo eshte tjeter teme, me perket vetem mua,e vjen me pas..

Kam nje perqafim te vecante, per nje grua te vyer, per nje malesore fisnike e me zemer te madhe, per “nanen” tende…Ja puth rrudhat e vuajtjeve e dhimbjeve, nje e nga nje! Qendro e forte! Izet Haxhia, driteza ime,te dua sot e pergjithmone! Jam me ty, jemi te gjithe me ty, cdo shqiptar qe do drejtesine sot eshte me ty! Kurajo e zemren plot, i bukuri im! 


(Postimi në profilin e Facebook të Izet Haxhisë)

//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Besford këlluf gjoleka: 25/04/2018 17:37

    O salhe duhet të prishet gjumi se ZOTI vonon por kur S'HARON. Ky Izeti ka qen bashkë puntori jot e ti di të gjitha pislliqet po të ngushtohet laku o kriminel gjaku i të pa fajshëmve do të zëri syt ty dhe familjes tate . AMEN

    Përgjigju
  • Komentuesi: 25/04/2018 14:34

    Nje lajm te mire lexova E shkruante e dashura e Izet Haxhise : Izet Haxhia eshte paraqitur ne policine Turke per tu ekstraktuar ne Shqiperi perpara drejtesise per akuzat e tij se “ gjoja” eshte bashke punetor me vrasesit e Azem Hajdarit Tani shqiperia dhe Bota mbare do mare nje te vertete se kush e vrau Azemin dhe kush jane bashkepunetoret e vertete si dhe shume gjema te pa zbardhura qe jane kryer nga drejtuesit e shtetit te Qeverisr te Partise Demokratike me ne krye Sahli Ram Berisha Hakmarja e Drejtesise Shqipetare do filloj O Popull ndihjoni cfare eshte bere ne kete vend dhe mbi ju o Popull⛓

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta,  Policia tenton të shpërndajë protestuesit

Protesta e PD/ Përplasje te Pallati me Shigjeta, Policia tenton të shpërndajë protestuesit