Izet Haxhia i propozon të dashurës për martesë nga burgu 302: Kokëkashta ime, mos harro...!

Izet Haxhia i propozon të dashurës për martesë nga burgu 302: Kokëkashta ime, mos harro...!

Izet Haxhia

Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, i ka bërë një premtim të madh të dashurës së tij nga burgu 302, ku po qëndron pas ekstradimit nga Turqia. Teksa i shpreh dashurinë me fjalë të mëdha, Haxhia i premton se do të martohen bashkë, kudo që të ndodhen. Izet Haxhia ja ka dhënë letrën avokatit të tij, i cili e ka bërë publike.

Dhe mos harro: DO MARTOHEMI BASHKE, kudo qe te ndodhemi! Te dua pafund bebi im, magjia ime, mrekullia ime, Dashuria ime e Paster dhe Hyjnore! Te puth fort me mall, kokekashta ime e bukur! M i pershendet Te gjite miqte e mi! Izet Haxhia, Burgu 302, Tirane, Shqiperi.

Izet Haxhia

Gjithashtu, Izet Haxhia përcjell një falënderim dhe për të gjithë ata që e kanë mbështetur, duke theksuar se do të luftojë deir në fund për të vërtetat e tij, pa zhgënjyer asnjë.

Letra e plote e postuar ne Facebook:
“Miq te dashur, ju falenderoj secilin prej jush per perkrahjen. Une do luftoj deri ne fund me Te Vertetat e mia, pa zhgenjyer asnjerin prej jush. Mesazhin kryesor e kam per dashurine e jetes time, shpresoj Te me mirekuptoni…

– Dashuria ime! Shpirti im! Jeta ime! Ne kete qeli ku banoj dhe dielli nuk hyn kurre, ti je dielli im, drita ime qe me ndricon shpirtin! Ne kete qeli pa ajer, ti je oksigjeni im, fryma ime!

Nuk ka minute te dites apo Te nates, qe nuk mendoj per ty, qe nuk flas me ty, Te them papushim se sa shume te dua, se sa jetike Te kam, sa te shtrenjte!

Te kam thene me mijera here qe Ti je dashuria ime e jetes, e para dhe e fundit! Nuk ka fjale po Te marresh Te gjithe fjaloret e gjuheve qe ka bota, qe Te pershkruaj dashurine qe ndjej per ty, cdo fjale me duket e varfer.

Thone qe burrat Nuk qajne… Qajne e cfare Te qare. Por lotet qe derdh per ty, Nuk jane lote dobesie, Por lote dashurie dhe malli! Ah, ky malli per ty, qenka gjeja me e veshtire qe duhet te perballoj! Me ka marre malli tmerrsisht shume per cdo gje tenden, edhe per momentet kur me beje hetuesine, dhe une Te pergjigjesha si nje i pandehur i bindur


(Letra e Izet Haxhisë)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Miri: 15/05/2018 23:15

    Po dashuria ne birg shtohet me shum se kur del iken prap , po ca dashurie o izet trimi ke 25 vite mbi kuriz , do e shikosh dy vitet e para dashurin se pastaj e dashura do bej jeten e saj si kan ber shume vajza e gra te martuara bile me femi ato hekura jan aq te ftoht sa ftohin dashurin e shpirtin e njeriut , dale dale se e ka dardha bishtin mbrapa , do e shohim dashurickat e tua kam qe burra me mustaqe e djem me b.... dhe ju kan ik jo ty qe je nje cop legen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?



×

Lajmi i fundit

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?

BBC: Si u kthye Donald Trump nga humnera politike?