Izraeli: Afrika e Jugut është krahu ligjor i Hamasit

Izraeli: Afrika e Jugut është krahu ligjor i Hamasit

Ushtarët e Hamasit

1704906309_hamas.png

Ushtarët e Hamasit

Afrika e Jugut "po funksionon si krahu ligjor i Hamasit". Kështu deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme izraelite, Lior Haiat, në dritën e apelit për gjenocid të paraqitur nga shteti afrikan ndaj shtetit hebre në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë. 

Duke i quajtur procedurat si "një nga shfaqjet më të mëdha të hipokrizisë në histori", zëdhënësi akuzoi Pretorian në median sociale X për "injorimin e faktit që terroristët e Hamasit kanë depërtuar në Izrael, kanë vrarë, ekzekutuar, masakruar, përdhunuar dhe rrëmbyer qytetarë izraelitë, vetëm sepse ata ishin izraelitë, në një përpjekje për të kryer gjenocid”. 

Haiat më pas i quajti avokatët e Afrikës së Jugut "përfaqësues të Hamasit në gjykatë", duke shtuar se Pretoria "kërkon të lejojë Hamasin të kthehet në kryerjen e krimeve të luftës, krimeve kundër njerëzimit dhe krimeve seksuale të kryera në mënyrë të përsëritur më 7 tetor".


Lajmi kryesor:

Lufta/ Afrika e Jugut në GJND: Izraeli po kryen gjenocid në Gazë! Shtëpia e Bardhë: Padia e Afrikës së Jugut është e pabazë


S.S/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin

Kina, sanksione ndaj 7 kompanive si kundërpërgjigje ndaj ndihmës ushtarake amerikane për Tajvanin