Izraeli: Armëpushimi me Hezbollahun është dhunuar! Goditen tre qytete në juglindjen e Libanit

LIBAN - Izraeli njoftoi se armëpushimi me Hezbollahun në Liban është dhunuar.

Tanket izraelite goditën tre qytete përgjatë kufirit juglindor të Libanit me Izraelin të enjten, sipas burimeve libaneze të sigurisë dhe medias shtetërore, një ditë pasi një armëpushimi që ndalonte "operacionet ushtarake sulmuese" u fut në fuqi.

Zjarri i tankeve goditi Markaba, Wazzani dhe Kfarchouba, të cilat të gjitha shtrihen brenda dy kilometrave nga Linja Blu që demarkon kufirin midis Libanit dhe Izraelit. Një nga burimet e sigurisë tha se dy persona u plagosën në Markaba.

Një armëpushim midis Izraelit dhe grupit të armatosur libanez Hezbollah hyri në fuqi të mërkurën sipas një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga SHBA-ja dhe Franca, që synon të lejojë njerëzit në të dy vendet të fillojnë të kthehen në shtëpitë në zonat kufitare të shkatërruara nga 14 muaj luftime.

Por menaxhimi i kthimeve ka qenë i ndërlikuar. Reuters thotë se trupat izraelite mbeten të stacionuara brenda territorit libanez në qytete përgjatë kufirit, dhe të enjten në mëngjes ushtria izraelite u bëri thirrje banorëve të qyteteve përgjatë brezit kufitar që të mos kthehen ende për sigurinë e tyre.

Tre qytetet e goditura të enjten në mëngjes shtrihen brenda atij brezi. Marrëveshja, një arritje e rrallë diplomatike në një rajon të përfshirë nga konflikti, i dha fund konfrontimit më vdekjeprurës midis Izraelit dhe grupit militant të mbështetur nga Irani në vite.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:08
Marrëveshja e paqes Hezbollah-Izrael, natë e gjatë e kundëreksodit! Mijëra makina të bllokuara në autostradë, libanezët kthehen në banesa (VIDEO)
Rikthimi i libanezëve në banesa pas marrëveshjes Hezbollah-Izrael

Arritja e një paqeje mes Libanit dhe Izraelit me ndërmjetësimin e SHBA-ve dhe faktorit ndërkombëtar, ka rikthyer në banesat e tyre edhe mijëra qytetarë libanezë që braktisën zonat e nxehta ku bëheshin luftime, kryesisht ajo jugore.

Në pamjet filmike, duket qartë karavani i gjatë i mjeteve në kthim apo i quajtur ndryshe kundëreksodi masiv i libanezëve, pak orë pas shpalljes së armëpushimit. 

Mijëra makina në radhë në autostradën Bejrut-Sidon, dallohen rrugës për t'u kthyer në shtëpi në zonat e bombarduara nga kishin ikur, pas urdhrit të evakuimit nga ushtria izraelite, shkruan "La Repubblica".

Eksodi masiv erdhi pas përfshirjes së Hezbollahut në luftime me Izraelin, prej gati dy muajsh.

G.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor

Goditja e organizatës kriminale të Suel Çelës, SPAK: Publikimi i dosjes dëmton procesin hetimor