Izraeli bombardon përsëri Gazën, të paktën 9 të vdekur! Kolonët izraelitë sulmojnë fshatin pranë Betlehemit, një i vrarë dhe 2 të plagosur

Izraeli bombardon përsëri Gazën, të paktën 9 të vdekur! Kolonët izraelitë sulmojnë fshatin pranë Betlehemit, një i vrarë dhe 2 të plagosur

Bombardimet në Gaza

Izraeli lëshoi një tjetër seri bombardimi ndaj Gazës, duke zbardhur dita e sotme (27 Gusht).

Ekipet palestineze të shpëtimit kanë nxjerrë trupat e të paktën 9 personave, pasi forcat izraelite bombarduan dy vende të veçanta në orët e para të mëngjesit. Lajmin e raportoi Al Jazeera.

Pesë nga viktimat u vranë në një sulm izraelit në ndërtesën Al-Taj, në rrugën Yarmouk, tha Mbrojtja Civile në Telegram. Katër viktimat e tjera u vranë në një bastisje në rrugën Jaffa, në lagjen Tuffah të qytetit.

Mes tyre raportohet se ka edhe fëmijë. Autoritetet palestineze thonë se kërkimet për disa persona të zhdukur janë ende duke u zhvilluar, shkruan “La Repubblica”.

Sipas mediave palestineze, dhjetëra kolonë izraelitë hynë edhe në një fshat afër Betlehemit, në Bregun Perëndimor dhe sulmuan banorët.

Ministria e Shëndetësisë e PA tha se një palestinez u vra dhe tre të tjerë u plagosën pasi kolonët izraelitë hapën zjarr në fshatin Wadi Rahhal. Lajmi është bërë i ditur nga agjencia palestineze e lajmeve Wafa.

Sipas mediave palestineze, dhjetëra kolonë izraelitë kanë hyrë në fshat dhe kanë sulmuar banorët. Autoritetet izraelite nuk kanë komentuar ende.

Kurse ndërmjetësuesit po bëjnë presion për një armëpushim në Gaza, të paktën për vaksinat e poliomielitit për popullatën, pasi ka një alarm për shpërthimin e ndonjë pandemie.

Po punohet për një armëpushim fillestar prej 72 orësh.

Egjipti nga ana tjetër, refuzoi kërkesën për trupa izraelite në kufirin me Rripin e Gazës, teksa negociatat e paqes nuk po japin ende rezultatet e duhura dhe ka përshkallëzim luftimesh mes Hezbollahut në LIban, Izraelit, Hamasit dhe kërcënime nga Irani.

A.Q/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bim: 27/08/2024 09:20

    Mjafton me pa kete foto me kuptuar qe kemi te bejm me nje shtet nazist qe perfiton nga pandeshkushmeria hipokrite e ashtuquajtura vende demokratike perendimore. Eshte e tmerrshme te mendosh se si nje popull kaq i vuajtur mund te shkaktoj kaq vuajtje nje populli tjeter duke sulmuar civil gra e femije.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Diplomacia, a ka ndryshuar imazhi i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?



×

Lajmi i fundit

Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin

Vrasja e Ardian Nikulajt, flet për herë të parë gruaja: Ruheshim nga shqiptarët prej gjakmarrjes, kurrë se menduam se ‘turistët’ do e ekzekutonin