Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur

Izraeli bombardon shkollën ku strehoheshin eksponentë të Hamas, 10 të vdekur

Shkolla pas sulmit nga Izraeli

1722703336_shkolla.JPG

Foto: Shkolla ne Gaza pas sulmit nga Izraeli

Agjencia e mbrojtjes civile në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, raportoi një sulm izraelit brenda në një kompleks shkolle në qytet.

Bilanci ishte 10 persona të vrarë. “Ka 10 dëshmorë dhe disa të plagosur si rezultat i bombardimeve izraelite të shkollës Hamama”, tha zëdhënësi i agjencisë, Mahmud Bassal.

Ushtria izraelite (IDF) konfirmoi sulmin, duke thënë se goditi një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit, të vendosur brenda kompleksit.

“Në të kaluarën – shkruhet në profilin e IDF në Telegram – kompleksi njihej si shkolla Hamama, në veri të Rripit të Gazës, por përdorej si strehë për terroristët e Hamasit dhe sulme të ndryshme terroriste ishin planifikuar dhe kryer nga atje kundër ushtarëve të IDF dhe shtetit të Izraelit”.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Washington dhe Londra u kërkojnë shtetasve të tyre të largohen nga Libani sa më parë! IDF: Godet bazën e Hamasit në Gaza


A.Q/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Zgjedhjet në Himarë i japin fund krizës artificiale me Greqinë

Mero Baze: Zgjedhjet në Himarë i japin fund krizës artificiale me Greqinë