Mero Baze: Zgjedhjet në Himarë i japin fund krizës artificiale me Greqinë

Mero Baze: Zgjedhjet në Himarë i japin fund krizës artificiale me Greqinë

Vangel Tavo e Petro Gjikuria

Zgjedhjet e së dielës në Himarë do t’i japin fund krizës së legjitimitetit të Bashkisë, e cila prej një viti ka pasur një kryetar të zgjedhur në burg dhe disa të tjerë në detyrë që zëvendësonin njëri- tjetrin, dhe mbi të gjitha i japin fund dhe krizës artificiale mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Por ato nuk do ta mbyllin përpjekjen për të mbajtur gjallë një “problem himarjot” në raportet mes Shqipërisë dhe Greqisë.

Ajo që do të ndryshojë pas së dielës, është se tani e tutje, kauzën e “Himarës greke” nuk do ta ndeshim në zyrat e Bashkisë, ku të përdoret si mekanizëm bllokues, por në nivel politik, nga krahu nacionalist i pakicës greke, mbështetur kryesisht nga organizata të nacionalistëve grekë jashtë Shqipërisë dhe Agimit të Artë.

Dhe natyrisht kjo kauzë ka tani dhe përfaqësuesin e saj Fredi Beleri. Si deputet grek i zgjedhur në Parlamentin Evropian, ai do të përpiqet ta mbajë gjallë këtë problem në nivel politik, duke u përballur me Shqipërinë në Bruksel.

Por kjo është një lehtësi dhe për Shqipërinë, pasi Beleri nuk përfaqëson Himarën në Bruksel, por Athinën, dhe çdo përballje do të jetë një përballje mes Athinës dhe Tiranës me gjuhën e një nacionalizmi të vjetër grek.

Shqipëria e ka më të lehtë dhe më në favor të saj të bëjë betejë me një përfaqësues të Agimit të Artë në Bruksel, në emër të Greqisë, pasi e ka më të lehët të jetë në anën e standardeve evropiane përballë një grupimi politik që vetë Greqia i ka fshirë nga politika e saj dhe i përdor vetëm për probleme me fqinjët.

Kështu që zgjedhjet e së dielës do t’i relaksojnë raportet mes dy vendeve dhe Beleri do të jetë thjeshtë një valvulë shkarkuese sa herë të ketë tensione mes dy vendeve, duke u përdor si shkaktar.

Tani e tutje është më e lehtë për të dy palët, edhe të bëjnë sikur grinden, edhe të bëjnë sikur pajtohen, pasi problemet reale të Himarës nuk janë problemet e Belerit dhe raportet shqiptaro- greke, nuk ndjekin gjurmët e Belerit. Përveç rasteve kur duan të bëjnë luftë dhe ai u duhet si “kokë turku". /Tema/

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë

Dritan Hila: Nesër nuk votohet për Ramën apo Berishën, por për Shqipërinë ose Greqinë