Forcat izraelite dhe luftëtarët e Hezbollahut kryen sulme vetëm pak orë pasi Izraeli dhe Libani ranë dakord të zbatonin një armëpushim të mërkurën, i cili kushtëzohej me ndërprerjen e sulmeve të Hezbollahut. Hezbollahu nuk është palë në këtë marrëveshje, dhe udhëheqësi i grupit militant të mbështetur nga Irani e ka refuzuar paktin.

Hezbollahu e quajti “një plan për të shfarosur një pjesë të popullit libanez dhe për të nënshtruar pjesën tjetër”.

Udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem, tha se “armëpushimi imagjinar”, i cili kërkon që grupi të ndalojë luftimet dhe të tërhiqet nga jugu i Libanit, ndërsa i lejon Izraelit “të vazhdojë agresionin e tij”, do të përbënte “një dorëzim, humbje dhe realizim të objektivave të armikut”.

Ai i bëri thirrje qeverisë libaneze të ndalojë negociatat e drejtpërdrejta me Izraelin, duke i cilësuar ato si “një farsë dhe fyerje”.

“Rezultatet e këtyre negociatave të drejtpërdrejta absurde, poshtëruese dhe të turpshme për Libanin refuzohen tërësisht nga segmente të gjera të popullit libanez”, tha ai në deklaratë.

Izraeli dhe Libani ranë dakord të zbatonin një armëpushim për t’i dhënë fund luftimeve, njoftoi të mërkurën administrata Trump, duke rritur shpresat për një marrëveshje më të gjerë që do t’i jepte fund luftës SHBA-Izrael kundër Iranit.

Teherani, i cili e kishte kushtëzuar pjesërisht çdo marrëveshje me SHBA-në me përfundimin e luftimeve mes Izraelit dhe Libanit, goditi më herët Kuvajtin, duke dëmtuar aeroportin e tij dhe duke plagosur dhjetëra persona, ndërsa ushtria amerikane kryente sulme pranë Ngushticës së Hormuzit.

Donald Trump ka kritikuar rezolutën me të cilën Dhoma e Përfaqësuesve e Shteteve të Bashkuara urdhëroi tërheqjen e trupave amerikane nga lufta në Iran.

“Dje, me një votim pa asnjë domethënie, Dhoma e Përfaqësuesve votoi 4 republikanë të këqij dhe të gjithë demokratët, për të kufizuar kompetencat e mia të luftës, pikërisht në mes të negociatave të mia përfundimtare për t’i dhënë fund luftës me Republikën Islamike të Iranit. Kush mund të bënte një gjë kaq antipatriotike?”

Duke iu drejtuar 4 republikanëve që u shprehën në favor të rezolutës, presidenti amerikan tha:

“Kjo është një histori krejt tjetër: ata janë thjesht ekshibicionistë politikë dhe duhet të turpërohen nga vetja e tyre”, përfundoi Trump.

Lajm në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 17:59
Ministri i Jashtëm iranian kujton vdekjen e Ali Khameneit: Isha në zyrë me të

1780588872_1777644832abbasaraghchi.jpg

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, ka rrëfyer se ndodhej në zyrën e Ali Khamenei kur ish-Udhëheqësi Suprem u vra gjatë sulmeve izraelite dhe amerikane të 28 shkurtit.

“Kur dola nga rrënojat, e vetmja gjë që mendoja ishte të pyesja veten nëse ai kishte qenë objektivi i sulmit apo jo”, tha Araghchi për një mediat të lidhur me Hezbollahun.

Ora 16:17
Paqeruajtësi i OKB-së vritet në Libanin jugor! Hezbollahu: Marrëveshja e Uashingtonit është një humbje!

1780582930_liban.jpg

Një paqeruajtës i Kombeve të Bashkuara u vra në Libanin jugor të enjten, mes përshkallëzimit të vazhdueshëm ushtarak në zonë, sipas raporteve të UNIFIL.

Sipas mediave raportohet se paqeruajtësi me origjinë serbe u transportua me helikopter në një spital në Bejrut menjëherë pas sulmit, por më vonë ndërroi jetë nga plagët e marra. Ndërkohë dy paqeruajtës të tjerë u plagosën dhe po marrin trajtim në një strukturë mjekësore brenda bazës së misionit.

Ndërkohë udhëheqësi i Hezbollahut, Naim Qassem deklaroi sot se marrëveshja e Uashingtonit midis Libanit dhe Izraelit është "një kapitullim dhe një disfatë". Më tej ai i bëri thirrje Libanit që "t'i japë fund farsës dhe poshtërimit të negociatave" me Izraelin.

“Kjo deklaratë është një udhërrëfyes për shfarosjen e një pjese të popullit libanez dhe nënshtrimin e pjesës tjetër. Shtyrja e çështjes së sigurisë nën sloganin e një armëpushimi të rremë, i interpretuar si një detyrim për Hezbollahun që të ndërpresë sulmet dhe ushtarët të largohen nga jugu, ndërsa agresioni vazhdon nën presionin ushtarak, do të thotë dorëzim, disfatë dhe arritje të objektivave të armikut", tha Qassem.

Ai nënvizoi gjithashtu se Hezbollahu, synon "t'i japë fund plotësisht agresionit, të arrijë një armëpushim dhe të sigurojë tërheqjen e Izraelit".

“Armëpushimi duhet të jetë i plotë dhe për sa kohë që vazhdon pushtimi, rezistenca do të vazhdojë", shtoi ai.