Ja 6 reformat e reja nga pagat tek rindarja e vendeve të punës

Ja 6 reformat e reja nga pagat tek rindarja e vendeve të punës

Krijimi i një administrate profesionale dhe të pavarur është një ndër pesë kushtet e Brukselit për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në Bashkimit Evropian. Në këtë kuadër, vijimi i reformës në administratën publike do të jetë një ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare. Gjatë vitit 2019, reforma në administratën publike do të fokusohet në gjashtë drejtime specifike.

Plani reflektohet në raportin e punës vjetore të Departamentit të Administratës Publike, për vitin 2018, ku përpos të tjerave, janë përcaktuar edhe objektivat për vitin 2019. Sipas raportit, gjatë vitit 2019, reforma në administratën publike do të fokusohet tek sistemi i ri i pagave në shërbimin civil, ku punonjësit do të paguhen sipas arritjeve në punë dhe pozicionit, tek vlerësimi i rezultateve në punë të nëpunësve civilë, tek klasifikimi i pozicioneve dhe përshkrimi i punës, tek proceset e punës, në forcimin e kapaciteteve të Shkollës Shqiptare të Administratës Publike si dhe në monitorimin e zbatimit të legjislacionit për nëpunësin civil dhe standardet koherente për të gjithë administratën publike.

Testimi

Gjatë vitit 2018, Departamenti i Administratës Publike ka testuar 332 nëpunës të doganave për përditësimin dhe përfitimin e njohurive shtesë. Në përfundim 39 janë vlerësuar negativisht, ndërsa asnjë nga nëpunësit nuk është vlerësuar ‘Shumë mirë’. “Kjo procedurë u zhvillua edhe në kuadër të vlerësimit që po bëhet për reformën funksional strukturore të sistemit doganor, me qëllimin e vlerësimit edhe të burimeve njerëzore të tyre. Në përfundim të kësaj procedure rezultoi se nga 332 nëpunës civilë të vlerësuar: 39 (ose 12%) nëpunës u vlerësuan “Jokënaqshëm” - këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një procedure trajnimi pranë ASPA-s dhe një testimi në përfundim të trajnimit, si dhe një periudhe vlerësimi tremujore; 206 (ose 62%) nëpunës u vlerësuan “Kënaqshëm” - këta nëpunës janë të detyruar t’i nënshtrohen një trajnimi brenda një viti pranë ASPA-s, për plotësimin e njohurive ku ata kanë paraqitur dobësi gjatë procedurës së vlerësimit; 87 (ose 26%) nëpunës u vlerësuan “Mirë”; Asnjë nëpunës nuk u vlerësua “Shumë mirë””, thuhet në raportin e DAP.

Dekriminalizimi

Gjatë vitit 2018, Departamenti i Administratës Publike, ka administruar 2360 formularë vetëdeklarimi, në kuadër të zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Nga verifikimi, 70 punonjës kanë rezultuar në kushtet e shkeljes së ligjit të dekriminalizimit. Ata janë larguar nga administrata për shkak të veprimit të ligjit. “Në zbatim të legjislacionit, gjatë vitit 2018 është realizuar procesi i verifikimit paraprak të të dhënave të deklaruara në formularë nga subjektet vetëdeklaruese me Drejtorinë e Përgjithshme të Gjendjes Civile, si edhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve. Më pas është vijuar me kërkesën për verifikimin e plotë të të dhënave të deklaruara nga këto subjekte, nga Prokuroria e Përgjithshme. Në përfundim të procesit të verifikimit, nga të emëruarit gjatë vitit 2018 rezultojnë 70 subjekte vetëdeklaruese të konstatuar në kushtet e ndalimit të ushtrimit të funksionit publik (ose 2.9 % e numrit total të subjekteve vetëdeklaruese për këtë vit)”, thuhet në raport.

Reforma strukturore

Për sa i përket reformës strukturore, nw raport thuhet se “gjatë vitit 2018, u miratua tipologjia e institucioneve të varësisë së Kryeministrit dhe ministrave të linjës. Gjithashtu, u miratua modeli i ri i organizimit të institucioneve për sistemin e shëndetësisë dhe atë të arsimit parauniversitar. Gjatë këtij viti vijoi puna për implementimin me sukses të formave të organizimit të brendshëm të aparatit të Kryeministrisë dhe ministrive të linjës të miratuara në fund të vitit 2017. Gjithsesi, sfida për vitin në vazhdim mbetet rishikimi funksional strukturor i institucioneve të varësisë të sistemeve të mbetura ministrore, bazuar në tipologjinë e miratuar gjatë vitit 2018 nga Komiteti Drejtues i kësaj reforme”.

Reforma

Gjatë vitit 2019, reforma në administratën publike do të fokusohet në gjashtë fusha specifike. Plani reflektohet në raportin e punës vjetore të Departamentit të Administratës Publike.

Testimi

Gjatë vitit 2018, Departamenti i Administratës Publike ka testuar 332 nëpunës të doganave për përditësimin dhe përfitimin e njohurive shtesë. Në përfundim 39 janë vlerësuar negativisht, ndërsa asnjë nga nëpunësit nuk është vlerësuar ‘Shumë mirë’.

6 reforma e reja në administratën publike për 2019

Zhvillimi i sistemit të ri të pagave të nëpunësve civilë dhe reformimi i sistemeve të pagave të administratës publike në tërësi. Me qëllim përcaktimin e rrugës për zbatimin e sistemit të pagave të miratuar nga ligji nr. 152/2013, “Për shërbimin civil”, të ndryshuar, gjatë vitit 2019 do të përgatitet një studim analitik në të cilin do të identifikohen nevojat për ndryshim apo përshtatje të sistemit të ri të pagave, mënyrat e mundshme të zbatimit të sistemit të ri, si dhe standardet për sistemin e pagave në tërësi në administratën publike.

Manuali për vlerësimin e rezultateve në punë do të përmbajë procedurat dhe shembujt e përdorur si “benchmarking/krahasuese” për vlerësimin e punës. Pasi të analizohet dhe vlerësohet situata ekzistuese, manuali për vlerësimin e rezultateve në punë do këtë objektiva dhe indikatorë të përcaktuar qartë.

Metodologjia e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe përshkrimeve të punës. Në kuadër të këtij projekti do të analizohet metodologjia aktuale e klasifikimit të pozicioneve të punës dhe do të propozohen përmirësime të mundshme duke hartuar një katalog të dedikuar i cili do të përmbajë procedura dhe shembuj për benchmarkun e vlerësimit të pozicioneve. Gjithashtu do të hartohet katalogu i përshkrimeve të punës i cili do të mundësojë përmirësimin e cilësisë së përshkrimeve të punës sipas standardeve të përcaktuara në vendimin e Këshillit të Ministrave dhe udhëzimin e DAP-it dedikuar përshkrimeve të punës.

Manuali i procedurave, i cili do të përmbajë shembuj për proceset kryesore horizontale në ministritë e linjës dhe disa procese specifike të dedikuara për to, do të sigurojë unifikimin e procedurave në administratën publike dhe përmirësimin e performancës së nëpunësve publikë.

Forcimi i ASPA-s si institucioni qendror i vetëm për trajnimin dhe zhvillimin e kapaciteteve të burimeve njerëzore të administratës publike, përfshirë edhe pushtetin vendor. Nën këtë aktivitet ASPA do të mbështetet për (i) rishikimin dhe implementimin e kurrikulës për anëtarët e TND-së, (ii) zhvillimin e një modeli për menaxhimin cilësor të kurrikulave të trajnimit, (iii) hartimin e strategjisë për transformimin e ASPA-s në një qendër ekselence për trajnimin dhe zhvillimin e administratës publike. 

Zhvillimi i mekanizmave të monitorimit për të siguruar zbatimin e legjislacionit për nëpunësin civil dhe standarde koherente për të gjithë administratën publike. Nën këtë aktivitet do të asistohet DAP-i për (i) përcaktimin e setit të indikatorëve dhe mekanizmave të tjerë të monitorimit dhe vlerësimit dhe (ii) standardizimin e procedurave të menaxhimit të burimeve njerëzore, si dhe KMSHC-ja për forcimin e procesit të mbikëqyrjes së implementimit të legjislacionit të shërbimit civil, me fokus në organet e vetëqeverisjes vendore.

(Kliko këtu për të lexuar Raportin Vjetor 2018)

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • lexues: 20/04/2019 09:39

    nese askush nuk eshte vleresuar shume mire atehere dhe zyrtarisht del qe kemi nje administrate leshi..pervec asaj qe e provojme cdo dite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë

Në Afrikë dhurojnë miell dhe vaj, FSHF 'lë thatë' fituesin e Superkupës së Shqipërisë