Ja 8 ëngjëjt e Victoria’s Secret 
që çmendin botën e modës

Ja 8 ëngjëjt e Victoria’s Secret <br />që çmendin botën e modës
 
Ata janë të bukura, të sukesshme dhe mjaft të kërkuara për të qenë imazhi i produkteve të ndryshme por kompania që i ka dhuruar famën është pa dyshim “Victoria’s Secret”. Ja cilat janë bukuroshet që po arrijnë famën dhe suksesin e emrave si Naomi Campbell, Heidi Klum, Gisele Bundchen etj.
 
Lily Aldridge

Lily Aldridge është 28 vjeç dhe është modele amerikane e cila është bërë pjesë e Victoria’s Secret në vitin 2010 vetëm një vit pas sfilatës së saj të parë me të brendshme. Aktualisht ajo është e martuar me vokalistit e “Kings of Leon” Caleb Folloëill, me të cilin ka edhe një vajzë Dixie Pearl.



Karlie Kloss 

Karlie Kloss është ngjitur për herë të parë në pasarelën e Victoria’s Secret në vitin 2011 për të bërë më pas pjesë e kësaj kompanie në vitin 2012. 22 vjeçarja është një nga emrat më të pëlqyer të modës për momentin.



Adriana Lima

Modelja braziliane Adriana Lima është emri më i vjetër i kësaj kompanie pasi është bërë pjesë e saj që në vitin 2000. 33-vjeçarja është larguar nga “Victoria’s Secret vetëm gjatë shtatzënisë. Verën e shkruar ajo u nda nga partneri i saj Marko Jaric me të cilin ka dy vajza. “Objektivi im është të jem modelja më e vjetër bë pasarelë”, -është shprehur Lima.



Doutzen Kroes

Doutzen Kroes është bërë pjesë e ëngjëjve në vitin 2008 dhe modelja hollandeze është një nga emrat më të lakuar të momentit. Ajo ka marrë pjesë deri tani në 7 shoë të Victoria’s Secret Fashion.



Candice Swanepoel

Ajo sfilon për Victoria’s Secret prej më shumë se 7 vitesh por zyrtarishtështë bërë pjesë e saj në vitin 2010. Bjondja Candice Sëanepoel ka treguar gjithnjë profesionalizëm në daljet e saj.


 
Behati Prinsloo 

Që prej vitit 2009 Behati Prinsloo është bërë pjesë e kompanisë së të bredshmeve. Gjithashtu ajo është bërë e njohur për lidhjen e saj me vokalistin e grupit Maroon 5, Adam Levine.



Lindsay Ellingson

Modelja 29 vjeçare Lindsay Ellingson ka bërë daljen e saj të parë në vitin 2007 duke u bërë pjesë e Victoria’s Secret  zyrtarisht në vitin 2013.



Alessandra Ambrosio

Ashtu si Adriana Lima edhe modelja Alessandra Ambrosio konsiderohet si një veterane e kësaj kompanie mode. Aktualisht ajo ka dy fëmijë me sipërmarrësin Jamie Mazur.



Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)

 

15/8
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)

Në kërkim për tentativë vrasje, 48 vjecari arrestohet teksa po tentonte të ikte nga Morina (EMRI)