Një belg dhe një kanadez janë njerëzit e parë që kanë fluturuar mbi akullnajën e Greenland-it, duke kaluar një rekord të regjistruar mbi Artik me 4,000 kilometra në 55 ditë duke përdorur balona për të tërhequr slitat dhe skitë e tyre.
Aventurieri belg, Dixie Dansercoer, i cili ka vendosur edhe më parë një rekord në ekspeditën më të gjatë pa ndihmë në Antarktidë në 2012-tën, bashkë me kanadezin Eric McNair-Landry përdorën një erë tipike polare që i ndihmoi për të realizuar fluturimin më të gjatë qarkor të bërë mbi akullnajën e Greenland-it.
Ata tregojnë se njerëzit përgjithësisht nuk përdorin trajektoret qarkore por ato në vijë të drejtë nga pika A tek pika B, por përdorimi i disa erërave shumë specifike të krijuara nga graviteti ju lejojnë fluturimin në një distancë më të madhe, çka është dhe arsyeja e vendosjes së këtij rekordi të ri për ta.
Rekordi i mëparshëm është vendosur për një distancë 3,120 kilometra nga një aventurieri britanik i quajtur Adrian Hayes, i cili kaloi nga jugu në veri të akullnajës së Greenland-it.
Ndonëse kjo akullnajë nuk është aq e ftohtë sa ajo e Antarktidës, sipërfaqja më e vogël dhe ndryshimi i shpeshtë i erërave oqeanike e bëjnë aventurën e Dixie-t dhe Erick më të vështirë për t’u realizuar.
Të dy tregojnë se fillimisht e kishin shumë të vështirë dhe iu desh të kalonin shumë stuhi bore, duke progresuar me shumë pak kilometra të bëra në javë pasi temperaturat arrinin deri në -28 gradë Celsius. Por në fund fati i ndihmoi dhe me kapjen e erërave të mira të drejtuara nga poshtë ata arritën ta vendosnin rekordin e tyre në një kohë të shkurtër me qindra kilometra udhëtim në ditë.
Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com