Ja kush ‘kapi skedinën’ dje në ‘E vëmë me bast’ dhe parashikimet për 4 sfidat e sotme të botërorit

TIRANË- Ndeshjet e ditës së sotme të Kampionatit Botëror duket se janë të lehta në letër dhe profesor doktor Albert Karriqi dhe moderatori Andi Kapxhiu kanë ndarë të njëjtin mendim se kush pritet të jetë fituesi në 4 takimet e kësaj të marte.

Në emisionin “E vëmë me Bast”, janë bërë edhe sot parashikimet kur Argjentina, Franca dhe Danimarka duket se kanë më shumë shanse për të fituar, e ndërsa Meksikë-Poloni sipas Karriqit dhe Kapxhiut pritet të dalë barazim. Mirëpo, nëse dyshja në studio kanë ndarë të njëjtën mendim, telefonuesit nuk kanë “luajtur sigurt”, por kanë “guxuar”.

Nga 4 telefonues, një prej tyre në përballje Francë-Australi, e ka parë këtë të fundit mjaftueshëm të fortë sa për t’i marrë “Gjelave” një barazim. E ndërsa Meksikë-Poloni, 1 prej telefonuesve ka votuar që të dyja skuadrat do bëjnë gol, pa dhënë një parashikim konkret. Në ndeshjen tjetër, Danimarkë-Tunizi, një tjetër ka votuar “1”.Në përballjen Argjentinë-Arabi Saudite nuk ka dyshime se kush do të jetë fituesi aq nga radhët e qytetarëve që u bën pjesë e emisionit.

Sa i përket parashikimeve të një dite më parë, moderatori Andi Kapxhiu dhe një telefonuesi “kapi skedinën”.

Parashikimet e sotme në ‘E vëmë me bast’

 

Skedina e djeshme

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Harris apo Trump?  Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju

Harris apo Trump? Kush do të donin shqiptarët të ishte presidenti i SHBA-së! Ja rezultati në sondazhin e Shqiptarja.com! Votoni dhe ju