34-vjeçari Letizia ka hyrë për herë të parë në Shqipëri 3 ditë pasi shoku i tij, Durim Sula vëllai i Besnik Sulkut u vra në mes të Rotterdammit (6 prill 2015). Në intervalin kohor të 50 ditëve të fundit, Salvatore Letizia ka hyrë dhe ka dalë në Shqipëri plot 4 herë deri të mërkurën e 27 Majit, ditë në të cilën u arrestua 7 orë pas mbërritjes në Rinas, si i përfshirë në ngjarjen e ndodhur në Bulevardin “Zogu i Parë”.

Sipas mediave italiane ai njihet si pjesë e Kamorrës e klanit Quaqquarone në Caserta. Salvatore është i biri i Biagio Letizia për të cilin në sistemin penal italian, janë të shënuara shumë ngjarje kriminale ku ai vetë ka qënë i përfshirë. Biagio Letizia u ekzekutua bashkë me gruan e tij vite më parë nga grupi rival Mazzacane. Ndërkohë, jo rastësisht, 34 vjeçari Salvatore Letizia u detyrua të bëhej pjesë e grupit Quaqquarone kundër Mazzacane që kishte vrarë babanë dhe nënën e tij.

Kamorra e Marcianizës themelore, u nda në dy grupime Mazzacane dhe Quaqquarone. Ndërkohë, vetëm gjatë 2015, Letizia kishte 11 ditë që ishte kthyer në Shqipëri pas largimit dy javor drejt Belgjikës dhe Hollandës. Sipas informacioneve zyrtare nga Policia e Shtetit, bëhet me dije se Mentor Lufi (Doçi), vetëm dy ditë pasi u vra Durim Sula është larguar drejt Italisë për t’iu ruajtur ndonjë hakmarrje të mundshme.