Lëkundje të fuqishme nga tërmeti janë ndjerë në orët e para të së dielës edhe në shumë vende të tjera të Ballkanit dhe më gjerë. Kështu, në Bosnje-Hercegovinë lëkundjet e tërmetit janë ndjerë rreth orës 07.55 në Sarajevë. Sipas Qendrës Sizmiologjike CSEM/EMSC janë të shumta shtetet në të cilat ka paur lëkundje toke.

Po ashtu, edhe  Qipro është përfshirë nga lëkundjet sizmike rreth orës 07.10 minuta të mëngjesit të së dielës. Lëkundje tërmeti ka patur edhe në qytetin e Izmirit në Turqi, rreth orës 07.55 minuta.

Edhe në Zagreb të Kroacisë, lëkundjet e tokës janë ndjerë rreth orës 08.52 minuta.

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, lëkundje sizmike janë ndjerë edhe në disa nga shtete e Amerikës si Los Angelos, Kili, Kolumbi. Edhe në Kandada dhe Alaskën e largët, nuk kanë munguar lëkundjet gjatë orëve të fundit.

Po ashtu edhe në Afganistan dhe Japoni ka patur lëkundje tërmeti.

termetet
(Me pikë të kuqe tërmetet që goditën Ballkanin sot në mëngjes)

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)