Ja pasuria e prokurores së parë që ra në lakun e Vetingut

Besa Nikëhasani është prokurorja e parë, e cila po i nënshtrohet procesit të Vetingut, për ligjshmërinë e pasurive, kontaktet e mundshme me krimin dhe aftësitë profesionale. Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zhvilloi dje seancën dëgjimore me zonjën Nikëhasani, prokurore pranë Prokurorisë së Apelit Shkodër. Komisioni konstatoi se zonja prokurore nuk justifikonte pasurinë, duke paralajmëruar kësisoj mundësinë e përjashtimit të saj nga gjyqësori. Shqiptarja.com zbardh ekskluzivisht pasurinë e prokurores që nga viti 2004 deri në vitin 2016. Duke iu referuar deklaratave vjetore të pasurisë, prokurorja e Shkodrës deklaron shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2, me vlerë 37 milionë lekë, në vitin 2004 dhe makinë benz, e vitit ’95, në emër të bashkëshortit, me vlerë 700 000 lekë. Në vitin 2008, zonja deklaron se ka shitur 3 mijë m2 tokë, me vlerë 750 000 lekë, nga toka në emër të vjehrrës, përfituar nga ligji 7501.


Prokurorja e Apelit Shkodër Besa Nikëhasani

Ndërkaq, po gjatë vitit 2008, bashkëshorti i saj, nga punonjës në një komunë, fillon punë si hetues doganor, duke deklaruar 925 000 lekë të ardhura vjetore nga paga. Një vit më vonë, bashkëshorti i zonjës Nikëhasani emërohet shef i sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, duke deklaruar 1 200 000 lekë të ardhura vjetore. Gjatë vitit 2009, çifti i bashkëshortëve deklaron porositjen e një tjetër apartamenti me sipërfaqe 144 m2, me vlerë 90 mijë euro.

Në vitin 2010, deklarojnë blerjen e një tjetër apartamenti me sipërfaqe 87 m2, ndërsa benzin e shesin për 800 000 lekë, duke blerë një autoveturë tip Tojota me vlerë 500 000 lekë. Në vitin 2012, bashkëshorti emërohet Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Pijeve Alkoolike në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave. Ai largohet nga detyra pas ndryshimit të pushtetit. Ndërkaq, në vitin 2014, deklarojnë 400 000 lekë të ardhura nga dhënia me qira i një lokali në Lezhë.





Deklerata e pasurisë së prokurores Besa Nikëhasani ( Kliko për të parë dokumentin e plotë)

Viti 2004

Shtëpi banimi me sipërfaqe 90 m2, vlera 37 milionë lekë.

Në vitin 2002 kryer punime me vlerë 1 000 000 lekë, të përfituar nga shitja e një toke.

Në vitin 2003 kryer punime me vlerë 11 000 lekë, të përfituar nga shitja e një toke.

Në vitin 2004 kam përfunduar shtëpinë me të ardhura nga shitja e një pjesë tjetër toke.

Tokë bujqësore me sipërfaqe 4 500 m, përfituar nga ligji 7501 në emër të vjehrrës.

Makinë Golf 3, në emër të bashkëshortit 400 mijë lekë.

Autoveturë e vitit 1992, vlera 500 000 lekë.

Paga ime, 1 000 000 lekë.

Paga e bashkëshortit, 320 000 lelë.

Pensioni i vjehrrës, 72 000 lekë.

Viti 2005

Paga ime, 1 000 000 lekë.

Paga e bashkëshortit, 320 000 lelë.

Viti 2006

Makinë benz, e vitit ’95, në emër të bashkëshortit, vlera 700 000 lekë.

Paga ime si Prokurore e Apelit Shkodër, 1 104 000 lekë.

Të ardhura nga paga e bashkëshortit në komunë, 180 000 lekë.

Viti 2007

Të ardhura nga paga e bashkëshortit, deri në 01.08.2007, 300 000 lekë.

Të ardhura paga e bashkëshortit që nga data 01.08.2017, 300 000 lekë.

Viti 2008

Shitur 3 mijë m2 tokë, me vlerë 750 000 lekë.

Paga ime si prokurore, 1 230 000 lekë,

Paga e bashkëshortit si hetues doganor, 925 000 lekë.

Të ardhura nga pensioni i vjehrrës, 100 000 lekë.

Viti 2009

Apartament banimi, me sipërfaqe 144 m2, 90 mijë euro.

Shtesa në të ardhura të kursyera gjatë vitit 2009, 1 300 000 lekë.

Pakësime në vlerën 10 mijë euro për të paguar firmën e ndërtimit për apartamentin.

Likujditete gjendje 5 mijë euro dhe 1 200 000 lekë.

Paga si prokurore 1 150 000 lekë.

Paga se bashkëshortit si shef i sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, 1 200 000.

Të ardhura nga pensioni i vjehrrës, 100 000 lekë.

Viti 2010

Blerë apartament banimi me sipërfaqe 87 m2, 28 mijë euro.

Shitja e makinës tip benz, në vlerë 800 000 lekë.

Blerje autoveture tip Tojota në vlerën 500 000 lekë.

Shitje toke me sipërfaqe 2040 m2 tokë, me vlerë 500 000 lekë.

Të ardhura nga aktmarrëveshja për prishjen e apartamentit në Lezhë me firmën..., 25 mijë euro.

Paga ime si prokurore, 1 300 000 lekë.

Paga se bashkëshortit si shef i sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, 950 000 lekë.

Të ardhura nga workshope të zhvilluar në Austri, 2 mijë euro.

Të ardhura nga pensioni i vjehrrës, 100 000 lekë.

Shtesa nga kursimet e të ardhurave, 1 400 000 lekë.

Pakësim në vlerën 20 mijë euro.

Gjendje cash 4 mijë euro dhe 600 000 lekë.

Viti 2011

Shtesa nga kursimet e të ardhura, 1 250 000 lekë dhe 1 mijë euro.

Marrje kredie për shtëpi banimi, 50 mijë euro.

Pakësime në vlerën 50 mijë euro, paguar në favor të shoqërisë, për likuidimin e vlerës së shtëpisë.

Pakësime në vlerën 10 mijë euro, paguar në favor të shoqërisë, për likuidimin total të vlerës së shtëpisë.

Pakësime në vlerë 250 000 lekë, në favor të bankës..., për shlyerjen e kësteve.

Gjendje cash, 900 000 lekë.

Debitor total në bankën.... 17 milionë lekë.

Paga si prokurore, 1 300 000 lekë.

Paga se bashkëshortit si shef i sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, 950 000 lekë.

Të ardhura të kursyera nga workshope, 1 mijë euro.

Të ardhura nga pensioni i vjehrrës, 100 000 lekë.

Viti 2012

Gjendje cash 900 000 lekë.

Kursime nga të ardhurat, 1 305 000 lekë.

Paga ime si prokurore Apeli, 1 273 850 lekë.

Paga se bashkëshortit si shef i sektorit anti-drogë në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe më pas si Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Pijeve Alkoolike, 959 350 lekë.

Të ardhura të kursyera nga workshope të bashkëshortit, 300 euro.

Derdhje për likuiditet kredie për shtëpi, 1 400 000 lekë.

Shtojcë kontrate e kredisë për mbledhjen e shtëpisë, në shumën 5 505 058 lekë, për 10 vjet, interesi bazë 8.85 %

Viti 2013

Kursime nga të ardhurat, 700 000 lekë.

Paga si prokurore, 1 750 000 lekë.

Paga se bashkëshortit si shef i sektorit Përgjegjës i Sektorit të Kontrollit të Pijeve Alkoolike në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, 1 090 000 lekë.

Kredia për shtëpi, paguar 852 000 lekë, detyrimi i mbetur 5 150 000 lekë.

Viti 2014

Gjendje 700 000 lekë.

Të ardhura nga paga ime dhe nga qiraja e lokalit në Lezhë, 1 482 000 lejë dhe 400 000 lekë.

Shpenzime për kredinë e shtëpisë dhe shpenzime të tjera, 2 182 000 lekë.

Gjendje cash, 400 000 lekë.

Paga ime si prokurore e Apelit në Shkodër, 1 482 457 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qerasë së objektit me sipërfaqe 150 m2, 400 000 lekë.

Viti 2015

Gjendje 400 000 lekë.

Të ardhura nga paga ime, nga qiraja e lokalit dhe puna e bashkëshortit si përfaqësues ligjor i kompanisë... 4 786 000 lekë.

Shpenzime për kredinë e shtëpisë në banka, 3 376 880 lekë.

Gjendje në bankën... 300 000 lekë.

Paga ime si prokurore e Apelit, 1 509 899 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qerasë së objektit me sipërfaqe 150 m2, 480 000 lekë.

Të ardhura puna e bashkëshortit si përfaqësues ligjor i kompanisë, 315 000 lekë.

Të ardhura të bashkëshortit si avokat, 319 833 lekë.

Të ardhura nga vendimi i gjykatës për largim të padrejtë të bashkëshortit nga puna, 2 161 280 lekë.

Viti 2016

Gjendje 300 000 lekë.

Shpenzime për kredinë, 779 630 lekë.

Gjendja në bankë, 850 000 lekë.

Të ardhura nga paga ime si drejtuese dhe prokurore, 1 606 000 lekë.

Të ardhura nga kontrata e qerasë së objektit me sipërfaqe 150 m2, në Lezhë, 480 000 lekë.

Të ardhurat e bashkëshortit si avokat, 524 739 lekë.

Të ardhura nga shitja e automjetit, 4 mijë euro.

Të ardhura nga huaja, 12 mijë euro.

Shuma e kredisë së mbetur, 571 326 lekë.

Hua për blerje automjeti, 12 mijë euro.

Shpenzime për arsimimin e vajzës në klasën e pestë fillore, në shkollën jopublike... 76 000 lekë.

Shpenzime për arsimimin e djalit pranë universitetit ‘Epoka’, 1 750 euro. 

 

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Populli: 18/04/2018 09:27

    Te themi qe jane te gjithe hajdute nuk themi dot, por qe jane te gjithe te perlyer kete se mohon dot njeri. Atij qe pretendon qe eshte i paster e i ndershem, si nuk i shkoi nje here mendja ore ky kolegu im si shume pare paska dhe po ben, se eshte prokuror dreqi ta marri e jo mbledhesh mbeturinash, prandaj qe ose seshte i afte per ate pune ose ka mbyllur syte gojen e veshet dhe ska bere punen qe duhej te bente dhe prandaj meriton te shporret nga ai vend nje sekond e me pare.

    Përgjigju
  • lena: 18/04/2018 07:35

    jane te gjithe hajdute ne burg mos e zgjatni me

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë