Bollino: Ja pse ndërkombëtarët për herë të parë nuk po e ndërmjetësojnë këtë krizë

Bollino: Ja pse ndërkombëtarët  për herë të parë  nuk po e ndërmjetësojnë  këtë krizë

Matthew Palmer, Knut Fleckenstein, Luigi Soreca

Tek kriza që ka shpërthyer mes mazhorancës dhe një pjese të rëndësishme të opozitës, ajo çka të habit nuk është radikalizmi i protestës nga PD dhe LSI, por indiferenca që po vazhdon të tregojë komuniteti ndërkombëtar. Kriza, edhe të rënda, Shqipëria ka përjetuar shumë në këto 27 vjet demokraci dhe nuk mbahet mend asnjë prej tyre që të jetë zgjidhur vetëm nga protagonistët shqiptarë. Paaftësia kronike e këtushme për të gjetur një kompromis, gjithnjë është zgjidhur nga ndërhyrja e ndonjë ndërmjetësi të huaj, i cili ka detyruar palët të ulen rreth një tryeze e të gjejnë marrëveshjen.  

Ndoshta është për faj të një vëmendjeje kaq të madhe të marrë në të kaluarën nga të huajt përballë kapriçove tona, që një pjesë e politikës shqiptare ka refuzuar të evoluojë. Si provë e re e kësaj prapambetjeje kulturore, historiani Kastriot Dervishi solli në kujtesë se gjesti i djegies së mandateve parlamentare, që bëri opozita sot, ka vetëm një precedent dhe, për ta gjetur atë, duhet të kthehesh në kohën e Asamblesë së parë Kombëtare, në vitin 1920, kur 25 deputetë, nga 38 të tillë, dhanë dorëheqjen, për të shkaktuar zgjedhje të parakohshme. Pas 100 vjetësh, duket se nuk ka ndryshuar asgjë.

Prej kohësh në kancelaritë evropiane nuk po fshihet bezdia që kanë ndaj karakterit përsëritës të krizave shqiptare, në të cilat protagonistët, shkaqet dhe dinamikat nuk ndryshojnë kurrë. Ndërkombëtarët tashmë e shohin si të kotë ndërhyrjen e tyre, pasi e kanë kuptuar se, në këto anë, asnjë krizë nuk vlen si antidot kundër krizës pasuese, deri në atë pike, sa që konflikti i këtyre muajve të fundit është, praktikisht identik me atë të shpërthyer, përsëri nga Partia Demokratike, vetëm dy vjet më parë. Dhe marrëveshja komplekse politike, e cila edhe atëhere u arrit pas një presioni të fortë ndërkombëtar, përfundoi në koshin e plehrave, bashkë me iluzionin se klasa politike do të kishte kuptuar dhe do të dinte të tregonte një pjekuri më të madhe.

Por përse këtë herë, ndryshe nga herët e tjera, askush nuk ndërhyn? Pas vendimit të opozitës për të djegur mandatet dhe për të nisur protestat në shesh, diplomatë dhe liderë të huaj janë kufizuar vetëm në bërjen të njohur të opinionit të tyre mbi krizën, por pa imponuar asnjë zgjidhje. Të gjithë kanë qenë unanimë në dënimin e sjelljes së opozitës dhe në mbështetjen e veprimit të qeverisë (duke theksuar edhe legjitimitetin e zgjedhjeve të vitit 2017), por askush nuk ka shkuar më tej se kaq. Pse?

Arsyeja e parë e dukshme është se “Dosja Shqipëria” i ka lodhur të gjithë. Asnjeri nuk ka më dëshirë të dëgjojë të flitet për zgjedhje të kontestuara, për standarde që duhet të arrihen e që nuk arrihen kurrë, për politikanë që nuk arrijnë të lëshojnë pe’ drejt një kompromisi dhe për kundërshtarë, që vazhdojnë të trajtohen si armiq.

Arsyeja e dytë është se akuzat bombastike, që Basha, Berisha dhe Monika bëjnë në çdo takim, po kthehen në bumerang. Në fakt, ato, jo vetëm që nuk bindin asnjë vëzhgues të pavarur, por janë aq të ekzagjeruara (dhe zgjidhjet që pretendohen, janë aq radikale), saqë e bëjnë çdo kompromis të paimagjinueshëm. Nuk ka ambasador në botë që të pranojë të nisë një negociatë, kur nuk duket në horizont një zgjidhje e mundshme e cila mund të pranohet nga të gjitha palët. Dhe ajo që kërkojnë PD dhe LSI, nuk ka sens nga pikëpamja diplomatike.

Arsyeja e tretë është se komuniteti ndërkombëtar ka të tjera kriza, shumë më të rëndësishme, për të zgjidhur. Me përfundimin e luftërave etnike, Ballkani doli (për fat të mirë) nga agjenda e emergjencave dhe nuk do të jenë 5 mijë vetë në Tiranë, që do ta bëjnë atë të hyjë përsëri aty. Ajo çka ndodh në Venezuelë (me Maduron e vërtetë), në Libi, në Lindjen e Mesme, në Korenë e Veriut, në marrëdhëniet mes SHBA dhe Rusisë dhe, madje, edhe brenda për brenda Bashkimit Evropian, i cili rrezikon të shkërmoqet, alarmon shumë më tepër se sa ambicjet e pangopshme të Berishës plak. Pra, indiferenca diplomatike është një mesazh për t’u kujtuar shqiptarëve se nuk janë qendra e botës.

Arsyeja e katërt është se shantazhi që bën opozita, domethënë bojkoti i institucioneve demokratike si kusht për të bërë që të pranohen kërkesat e saj, shihet si një precedent i rrezikshëm, që nuk meriton asnjë lloj njohjeje. Të nisësh një negociatë ndërkombëtare për të çmontuar atë shantazh, rrezikon të paraqitet si një legjitimim i tij dhe ajo, të cilën komuniteti ndërkombëtar kërkon ta shmangë me çdo kosto, është që kjo metodë do të dukej e efektshme e kështu do të mund të zbatohej në pafundësi, jo vetëm në Shqipërinë e ardhshme, por edhe në vende të tjerë, e jo vetëm në këtë rajon.

Ka, më në fund, edhe një arsye të pestë, e cila ndoshta është sinteza e gjitha të tjerave. Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian këtë herë duken të vendosur të testojnë në terren aftësinë për integrim të Shqipërisë dhe të liderëve të saj. Përveç standardeve, që duhet të respektohen dhe reformave që duhet të zbatohen, në botën perëndimore ekziston një ide e demokracisë, e cila nuk matet nga raportet, dhe as në negociatat për bashkim, por që duhet gjetur në sjelljet. Është si aroma e pranverës, e cila ndjehet në ajër dhe që të bën të kuptosh, edhe pa shikuar kalendarin, kur ka ndryshuar stina. Ndoshta Shqipëria, për herë të parë në 27 vjet, është lënë e vetme në mes të detit për të kuptuar nëse me të vërtetë ka mësuar të notojë. Një provë kjo, që ka të bëjë me politikën, mediat, institucionet, opinionin publik. Një provim pjekurie, në të cilin, pa e ditur, ndoshta po marrim të gjithë pjesë. Kush nuk e kalon, fundoset për gjithmonë. 

B.K./xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kasem gahinji: 09/05/2019 12:54

    analiza eshte shume e mire.argumenti ne komentin e lolas eshte plotesues domethenes.

    Përgjigju
  • emigranti: 09/05/2019 12:42

    Zoti BOLLINO si gjithmone ekselent.Do te doja ti shtoja dhe nje arsye qe mendoj i vendos kapakun cdo justifikimi nga opozita rrugore,korrupsioni i papare qe ka mberthyer kreret opozitare gjate ketyre 28-vjet post komunizem.Doni zgjidhjen e ketij ngerci politik? Neqoftese perendimoret u japin garanci se nuk do ti sekuestrohen pasurite e vendosura me korrupsion vjedhje vrasje dhe me e rendesishmja te mos perfundojne ne burg.Kjo eshte arsyeja qe perendimoret kete rradhe as qe duan tia dine dhe u kane kthyer shpinen sepse duan ti shikojne ne burg qe nga sali berisha deri te lul basha e ilir meta

    Përgjigju
  • LORA: 09/05/2019 10:29

    Arsyeja e vetme eshte se Shqiperia nuk ka krize dhe se ajo nuk futet kurrsesi ne krize prej piruetave nevojtare te banditizmit shqup-s dhe lesh-e-list. Kete te vertete e kane kuptuar te gjithe;eshte nje zhvillim dobiprures per demokracine e shqiptareve;ne saje te vetdijesimit qytetar dhe kombetar. Dalja e banditizmit poltik te tri dekadave te fundit nga sistemi eshte fitorja e drejtperdrejte e shumices se pergjegjshme te shqiptarve puntore e patriote TUNG.

    Përgjigju
  • Blendi: 09/05/2019 10:06

    Urime Bollino je fantastik, gjykim i sakte ,i pjekur ,intelektual dhe me nje arsyetim qe duhet ta kenë zili te gjithe gazetaret tjere ne qoftese duhet te bejne gazetari te ndershme ne vend ...!

    Përgjigju
  • Lymi Tutit: 09/05/2019 09:40

    Veç a me siper,ka edhe nje aresye shume te rendesishme dhe jetike per Opoziten - Reforma ne Drejtesi.Frika e dukshme ndaj saj.Kjo nuk ka asnje dyshim,vetem te konsiderojme "objeksionet" qe çfaq opozita cdo dite per kete reforme,nderkohe qe ballafaqohet me vleresimin unanim perendimor ndaj saj ! Ky eshte "boshti" i te gjithe kesaj "reprezalje politike" te treshes Berisha - Basha - Kryemadhi dhe natyrisht te Metes - Te personazheve qe pjesa me e madhe e shqipetareve mendojne qe jane ne "radhen e pare" te "investigimit".Nuk ka asgje principiale,eshte vetem kjo Reforme qe i tmerron ! Lymi i Tutit

    Përgjigju
  • ETHEM LALAJ: 09/05/2019 08:54

    ANALIZE E SHKALQYERE.JE I VRTMI SHQIPTARO-ITALIAN QE JE I DREJT-PERDREJT.TE PERSHENDES. -PD DUHEJ SHPERBERE QE NE 2017 KUR NUK FUTEJ NE KUVEND PER VETINGUN DHE NE ZGJEDHJE,KU DHE PER ZGJEDHJET NE KAVAJE-KERCENOI ME LUFTE.DHE RAMA LESHOI SHUME NE TE DYJA RASTET.KTE ND/KOMBETARET E KANE "VATH NE VESH" PER OPOZITEN MJERANE DHE NUK DUAN TE NERREN MË ME TE..! -FATKRQSIA KOMBETARE ESHTE SALI BERISHA DHE ILIR META.I PARI SHTYN LULIN NE AVENTURA DHE LIKJA-MONA ÇIZMEN. -NE 10 VJETIRIN E KOSOVES RAJERSONI SHBA I THOT SALIUT"..IK NGA POLITIKA TASHME SE E TEPROVE..".JO I THA KY.SE AKOMA LULI NUK PO ME BIND..! .NE KINOSHQUP SALIU I THOT LULIT "...DO BEHESH KRYETAR I PD KUR TE FITOSH ZGJEDHJET,ATHERE DO TE DUAN TE GJITHE KTA QE JAN KUNDER SOT. " DMTH:LULI NUK KA QENE E NUK ESHTE KR.I PD.AI PO SYNON TE BEHET ME NETODAT BERISHIANE. -SIPAS BE+SHBA...PD+LSI DUHET TE REFORMOHEN PA SB,LB,IM,MK...PASI KTA DUHET TE SHKOJNE NE BURG PER VJEDHJE E KRIME MARRAMENDESE NE 29 VITE.KTE EUROPA E AMERIKA E DI MIRE NDAJ PO ULURIN"TE ARRESTOHEN PESHQIT E MDHEJ.FAKTI QE ASNJE AMBASADOR NUK MBESHTET PD+LSI-NE TREGON SE KTO PARTI JANE BERE GAZI BOTES. -QENDRIMI NEGATIV I PRESIDENTIT NDAJ QEVERISE DHE HAPT-PRO OPOZITES.. ESHTE ALARMANTE.AI OSE DIHET TE JAPI DOREHEQJEN,OSE TE VRASI VETEN (SIC KA DEKLARUAR VETE) OSE TE SHKARKOHET OEGJENT. .SE NJE PRESIDENT I MIRE ME KOPETENCA TE PLOTA DUHET TE KISGHTE THURRUR NJE TRYEZE NORMALE ME TE GJITHE KR.PARTIVE E JO TE BEJ TAKIM VETEM ME N.NOKEN,V.DULEN,D SHEHIN,DUKEN..KUR KTO I MARRIN LEJE AMBASADORIT TE BE PER TAKIMIN ME PRESUDENTIN E TYRE.!? KJO ESHTE MARRZI.EL-FIER.

    Përgjigju
  • anetari i partise se tritolit=PD: 09/05/2019 08:47

    Ne hale te gomareve te vene si PD,LSI,Medipartia,Dashrakia,Idrizcamopartia dhe Dulelapangjozopartia.Tscüß Lul kopilokrimineli dhe Munikocizmja e cmendur!

    Përgjigju
  • Sui sui: 09/05/2019 08:41

    Arsyeja kryesore eshte qe nderkombetareve i vjen mire qe Berisha, Luli e Mona e lirit ja bene varrin vetes me zgjedhjen qe bene. Ato shpresojne thelle thelle qe pas dy vitesh kur te kete zgjedhje ta kete ngrene mortja Berishen

    Përgjigju
  • Tir: 09/05/2019 06:13

    PD+LSI+Aleate e kane plakur para kohe popullin shqiptar me krimet,mashtrimet, hajnite e tyre,prandaj nderkombetaret nuk shfryjne as hundet mbi keta horra.

    Përgjigju
  • Tirana: 09/05/2019 02:05

    Arsyeja e fundit, qe nuk e thote dot Z. Bollino, eshte se duhet likujduar perfundimisht udheheqja e partise Demokratike! Naten e mire!

    Përgjigju
  • Une: 09/05/2019 00:25

    Shume saktë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja