Shuma e parave prej 3.2 milion dollarë dhe një shumë karmonedhash të vendeve të ndryshme, që ka qenë për qarkullim të brendshëm të bankës së nivelit të dytë.
Këto para ditën e enjte do të transferoheshin në Vjenë, në llogaritë e të njëjtës bankë. Gazeta ”Shqiptarja.com” mëson se pas bilancit të vetë bankës, ata kanë llogaritur gjendjen kesh, për nevojat e brendshme kanë nisur nëpërmjet “Kargos” shumën dy milionë e 400 mijë euro, 200 mijë dollar amerikanë, 80 mijë franga zvicerane, rreth 280 mijë paund, një sasi dollarësh kanadeze dhe australianë.
Sipas llogarisë kanë nisur për në Rinas rreth 3 milion e 200 mijë dollar amerikanë, vlerë e cila nuk është dorëzuar pasi është sulmuar shoqëria private e sigurimit të lekëve në rrugën e Rinasit. Sipas llogarisë kanë nisur për në Rinas rreth 3 milion e 200 mijë dollar amerikanë, vlerë e cila nuk është dorëzuar pasi ishte sulmuar shoqëria private e sigurimit të lekëve në rrugën e Rinasit.
Gjurmë në makina
Gjatë ekzaminimeve të dy automjeteve të shoqërisë siguruese, prej nga u grabitën 3.2 milion dollarë, janë fiksuar disa gjurmë gishtash. Kanë qënë ekspertët e kriminalistikës, ata që bënë fiksimin e këtyre gjurmë gishtash, dhe se pritet që në ditët në vijim ato të verifikohen nëse janë të 5 policëve tëg shoqërisë siguruese apo të autorëve. Për krahasimin e tyre, burimet pranë grupit hetimor thanë se nevojit pak kohë pasi, çdo gjurmë e gjetur do verifikohet me gjurmët e policëve të arrestuar. Gjashtë policët në momentin e sulmit me armë nga grabitësit, nuk kanë arritur të bëjnë thuajse asnjë gjë, ndërkohë që ata kanë hapur derën, duke bërë që 4 grabitësit të marrin 8 thasë me para.
Nuk biseduan në radio
Sipas dinamikës së krimit, autorët kanë kërkuar çelësat e kasafortës nën kërcënimin e armëve. Në të njëjtën kohë,dy autorët e tjerë kanë arritur të neautralizojnë tre punonjësit e SHPSF që ndosheshin në makinën shoqëruese. Pasi autorët nuk arritur të gjejnë çelësin e kasafortës, ata, më anë të një guri fresibël, i cili ndodhej në makinën e tyre, kanë thyer kasafortën, dukë marrë që aty 8 thasë me vlera monetare dhe janë larguar në drejtim të urës së Sharkës, në zonën e Vorës, ku kanë braktisur makinat dhe i kanë vënë flakën, konkretisht një automjeti tip “Jeep Gran Sheroke” dhe një makinë tip “Chevrolet”.
Më tej, autorët janë larguar në drejtim të paditur më një makinë të tretë. Mjetet që transportonin paratë kanë qenë të pajisura me kamera sigurie, të cilat janë të vendosura, një nga ana e jashtme tek dera anësore e makinës së blinduar dhe tjetra është e vendosur brenda makinës pas shoferit. Personat nën hetim kanë deklaruar se nuk janë në dijeni nëse kamerat janë të lidhura me sistemin e sallës operative të kompanisë “Jaguar”. Në makinë kanë pasur edhe radion komunikimi dore, me të cilën duhet të komunikonin me sallën operative të “Jaguar”,si edhe me makinën shoqërues. Por ditën e ngjarjes, personat nën hetim nuk kanë komunikuar në radio as me sallën dhe as me makinën shoqëruesenë momentin e sulmit, pasi sulmi i autorëve ka qenë i shpejtë dhe nuk u ka lënë kohë që të komunikonin në radio.
6 ose 7 persona
Në përmbledhje të të dhënave të deritanishme, ka dyshime se numri i autorëve të përfshirë në vjedhje është 6-7 persona. Këta persona janë organizuar në tre automjete, dy prej tyre janë përdorur për të goditur mjetet e shoqërimit të parave, ndërsa në një makinë e tretë janë vendosur thasët me para që janë vjedhur nën kërcënimin e armëve. Në bazë të përllogaritjes së punonjësve të bankës,shuma që është ngarkuar atë ditë në mjetet e shoqërimit dhe që rezulton e padorëzuar për shkak të vjedhjes, arrin në rreth 3.2 milionë dollarë.
Shumat e grabitura
2 milionë e 400 mijë euro,
200 mijë dollarë Amerikanë,
80 mijë franga Zvicerane,
280 mijë Paund
Një sasi USD kanadeze e australianë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com

VIDEO