Bëhet fjalë për aftësinë e njeriut për të parë më shumë ngjyra tek natyra, kafshët dhe objektet që syri normal nuk i dallon.
Concetta Antico është një vajzë e cila ka këtë aftësi dhe jeton në San Diego të Kalifornisë.
Concetta i pikturon pamjet që sheh në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë t’i shohin ato.
Kjo aftësi shpjegohet me gjendjen gjenetike të quajtur Tetrachromacy.
Ajo posedon katër kanale për të përcjellë informacionin në sy ose të quajtura ndryshe qeliza kon, ndërsa një sy normal posedon vetëm tre kanale.
Personi mesatar mund të shikojë deri në 1 milionë ngjyra, ndërsa këta persona mund të shikojnë deri në 99 milionë ngjyra.
Concetta përpiqet që t’i ndihmojë dhe të tjerët të dallojnë ngjyrat në pikturat e saj.
Ajo pikturon sipas rrymës ekspresioniste për të shprehur atë që sheh.
Redaksia Online
(g.m/shqiptarja.com)