Ja si “zhvishen” vipat në plazh
Sezoni i verës me nxehtësinë që e karakterizon ka nisur edhe për vipat shqiptar. Disa prej tyre kanë zgjedhur të pushojnë në jug të vendit duke u relaksuar në plazhet
Sezoni i verës me nxehtësinë që e karakterizon ka nisur edhe për vipat shqiptar. Disa prej tyre kanë zgjedhur të pushojnë në jug të vendit duke u relaksuar në plazhet e mrekullueshme të Dhërmiut apo të Sarandës. Megjithatë ata nuk kanë lënë jashtë vëmendjes edhe pishinat si një mënyrë më e shpejtë për t’u larguar nga zhurma dhe vapa mbytëse e kryeqytetit. Mbyllja e sezoneve televizive në programe të ndryshme i ka dhënë kështu nisjen pushimeve të cilat duket të jenë të nxehta ashtu si edhe vetë vipat tanë. Në fotot e mëposhtme shohim disa prej tyre në shijimin e këtyre pushimeve. Salsano Rrapi, moderatori dhe humoristi i suksesshëm i emisionit të humorit “Portokalli”, në Top Channel, ka preferuar bregdetin joanian për t’u relaksuar. Pas mbylljes së një sezoni të gjatë dhe plot humor në “Portokalli”, duket se humoristi ka preferuar të qëndrojë disi i veçuar duke soditur kështu natyrën rreth tij, si dhe duke marrë rrezet e para të diellit. Gjithashtu edhe këngëtarja e njohur Era Rusi ka zgjedhur të pushojë në plazhet e jugut dhe siç mund t’a shohim edhe në foto ajo nuk ka humbur rastin për të pozuar për aparatin. Ky pushim ka qenë i nevojshëm për të pasi sipas vetë Rusi, në një prononcim për “TH&TH ka thënë se është duke punuar për publikim e një kënge të re, e cila pritet të jetë një hit veror. E mrekullueshme dhe gjithmonë në formë të përkryer është fotografuar edhe këngëtarja kosovare Mihrije Braha, për të cilën mesa duket mosha është thjesht një numër. Në foton e parë e shohim të veshur me një bikini pink me pika të zeza, i cili i nxjerr në pah më së miri edhe format e saj perfekte trupore. Ndërkohë në foton e dytë, Braha, i lë më shumë hapësirë imagjinatës duke veshur sipër bikinit një fustan shumëngjyrësh dhe mjaft veror. Pozat e saj janë sensuale dhe të denja për një modele të vërtetë. Edhe reperi i njohur Stresi nuk i ka humbur këto ditë të nxehta pa u relaksuar. Megjithatë ndryshe nga personazhet e mësipërm, Stresi duket se ka zgjedhur pishinat si një alternativë shplodhëse. Po kështu edhe këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta nuk ka mundur t’u thotë jo pishinave. Ja ku e shohim bukuroshën e formë të përkryer e veshur me një rroba banjo trup ngjyrë bardh e zi, ku tregohen bukur format e saj sensuale. Shkurta ka preferuar të argëtohet me mikeshat e saj, dhe jo me të dashurin , Ermal Hoxha. Ndërkohë disa personazhe të tjerë të ekranit kanë preferuar të kalojnë disa ditë jashtë kufinjve shqiptarë. Moderatorja e njohur, Hueyda El Said ka publikuar në faqen e saj zyrtare në Facebook, një foto ku shfaqet e veshur me një bikini ngjyrë mente të hapur dhe ku merr mjaft komplimenta për linjat e saj. Për momentin Hueyda ndodhet në Francë nga ku ka bërë edhe këtë fotografi. Pushime të zjarrta kanë kaluar edhe çifti Xhensila Myrtezaj dhe i fejuari i saj, Besart Kallaku. Çifti ka kaluar disa ditë relaksi në Turqi, ku është argëtuar pa masë. Por nuk mund të mungonte as modelja e famshme me origjinë shqiptare, Anxhela Martini, e cila jeton në SHBA. Ndryshe nga personazhet publik të mësipërm, Angela Martini shfaqet topless dhe në ambientet e shtëpisë së saj. Ajo ka përshendetur të gjithë fansat e saj me një puthje, duke thënë se i do shumë. Kjo javë që lamë pas ka qenë mjaft e nxehtë dhe prandaj vipat tanë nuk mund të mbylleshin në shtëpi. Duket se temperaturat e larta të korrikut, do të jenë prezente edhe gjatë javëve në vijim, dhe ne jemi në pritje për të parë se kush nga vipat do të “zhvishet” sërish.
Su/ Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?
-
Po
19.6%
-
Jo
75.9%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 2719
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Media palestineze: 20 të vdekur në sulmin izraelit ndaj një shkolle në Gaza, strehoheshin të zhvendosurit
10 Tetor, 16:14
-
Xhamia e Namazgjasë plot me besimtarë, presin Erdogan për ceremoninë e hapjes (VIDEO)
10 Tetor, 16:07
-
Uragani Milton dëme masive në Florida, 3 milionë banorë pa energji elektrike
10 Tetor, 16:01
-
Libri i idhullit të futbollit italian, Gianluca Viali vjen në shqip nga gazetari Fatmir Mëneri
10 Tetor, 16:00
-
Presidenca zbardh takimin kokë më kokë mes Begajt e Erdogan: Të angazhuar edhe për zhvillimet në Lindjen e Mesme, forcim i marrëdhënieve në 8 fusha!
10 Tetor, 15:59
-
Ka zhgënjim në grup, Deschamps zgjedh kapitenin e ri të Francës
10 Tetor, 15:56
-
Dosja 'Plumbi i Artë'/ GJKKO pranon gjykimin e shkurtuar për 3 të pandehur! Për të tjerët kërkesa rrëzohet
10 Tetor, 15:47
-
E telefonon vetë trajneri i Serie A, Mario Balotelli pranë rikthimit në Itali
10 Tetor, 15:44
-
‘Pritëm 3 dekada’, shikoni pamjet brenda Xhamisë së Namazgjasë! Përlotet Myftiu i Tiranës
10 Tetor, 15:39
-
Libani Jugor/ Izraeli bombardon pozicionet e paqeruajtësve të UNIFIL, plagosën 2 ushtarë indonezianë, dëmtohet dhe baza italiane
10 Tetor, 15:33
-
Deklarata e përbashkët e Kryeministrit Edi Rama me Presidentin turk, Recep Tayyip Erdoğan (E PLOTE)
10 Tetor, 15:26
-
Lufta/ Netanyahu gati të marrë lejen për sulm ndaj Iranit! Izraeli sulmon UNIFIL, 2 paqeruajtës të plagosur, dëmtohet baza italiane! Bombardohet shkolla në Gaza, 20 të vdekur
10 Tetor, 15:25