PRISHTINE - Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka konsideruar si historike Ditën e Kushtetutes, që ka përmbledhur gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës.
Presidentja e Kosovës, Jahjaga, në një postim në faqen e saj Facebook shkuruan se "Sot është dita që simbolizon bazën e shtetësisë. Sot kremtojmë një ndër ditët më të shënuara në historinë e shtetit tonë, Ditën e Kushtetutës, këtij akti madhor që ka përmbledhur gjithë sakrificën sublime të popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi".
"Ky dokument është themeli i shtetit të Kosovës - që qytetarin e tij e ka zot të kësaj toke, të barabartë pa dallim. Është dokumenti që ndërton bazamentin e shtetit të së drejtës, ku sundon rendi dhe ku forca e ligjit shtrihet në gjithë territorin. Kjo është Dita e aktit më të lartë juridik dhe të vlerave të popujve dhe vendeve demokratike. Një Kushtetutë e shtetit tonë, me një histori të rëndë, që po ngritet me forcën e shpirtit të qytetarëve të tij, me vullnetin e tyre për ta bërë Kosovën një vend të dinjitetshëm, të përparuar dhe anëtare të barabartë të bashkësisë ndërkombëtare .Urime Dita e Kushtetutës, qytetarë të Republikës së Kosovës", shkruan Jahajaga. /ATSH/