Jahjaga në New York vazhdon lobimin për njohje të reja të pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, u takua sot në New York me ministrin e Jashtëm të Ishujve Bahame, Frederick Mitchell, me të cilin bisedoi për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova, për rëndësinë e konsolidimit ndërkombëtar të saj, si dhe për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Ministri i Jashtëm i ishujve Bahame tha se "vendi i tij po përcjell zhvillimet ne rajonin e Ballkanit dhe në këtë rrafsh edhe procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizim të marrëdhënieve", bën të ditur Presidenca kosovare në njoftimin e dërguar nga New York.Presidentja Jahjaga ne bisedë me ministrin Mitchell thekoi se Kosova, që prej shpalljes së pavarësisë së saj, në vitin 2008, ka shënuar përparime të mëdha, duke u shndërruar në një faktor stabiliteti në rajon e promovuese e fuqishme e fqinjësisë së mirë.

Ajo tha se pavarësia e Kosovës është legjitimuar edhe nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe sot ajo është e pranuar nga 108 vende të botës, anëtare të OKB-së.

Presidentja Jahjaga u shpreh se Kosova është ndërtuar mbi parimin qytetar dhe promovon vlera të tolerancës dhe të mirëkuptimit ndërmjet të gjitha komuniteteve. "Njohja e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte jo vetëm në stabilitetin e vendit por edhe për gjithë rajonin dhe do të siguronte një paqe të qëndrueshme.Njohja e pavarësisë së Kosovës nga ishujt Bahame do të kontribuonte në vazhdimin e konsolidimit të shtetit të Kosovës, në ndërtimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe do të ofronte përkrahjen për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, posaçërisht në OKB", theksoi Jahjaga./ATSH/

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Dyshime për sabotim pas dëmtimit të kabllos nënujore elektrike në Detin Baltik