Jaho: Referendumi për
plehrat, ja ku gaboi KQZ

Jaho: Referendumi për <br />plehrat, ja ku gaboi KQZ
Konsitucionalisti Njazi Jaho në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com argumenton se vonesat për vendosjen e datës për referendum dhe mosmarrja në konsideratë e firmave, është një procedurë abuzive dhe e pabazuar në ligj. Njeriu që është marrë për një kohë të gjatë me praktikën zgjedhore argumenton se Komisioni i Venecias ka specifikuar rregullat për verifikimin e firmave, ndërkohë që KQZ i kishte të qarta rregullat

A mund të na sqaroni çfarë referendumesh mund të zhvillohen tek ne dhe kush duhet ta marrë nismën për këtë?
Sipas nenit 2 të Kushtetutës, sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket popullit, nëpërmjet përfaqësuesve të tij, ose drejtpërsëdrejti. Kushtetuta parashikon rastin kur populli nëp¬ërmjet 50,000 shtetasve me të drejtë vote ka të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji ose t'i kërkojë Presidentit të Republikës zhvillimin e një referendumi për çështje të një rëndësie të veçantë. Edhe Kuvendi, me jo më pak se 1/5 e deputetëve ose me propozimin e Këshillit të Ministrave mund të vendosi që një çështe ose një projektligj i një rëndësie të veçantë të shtrohet në referendum.
Kushtetuta kërkon që parimet dhe procedurat për zhvillimin e referendumit si dhe vlefshmëria e tij përcaktohet me ligj. Ky ligj u miratua në vitin 2000 dhe u përfshi në Kodin Zgjedhor. Deri më sot, këtij ligji nuk i është bërë asnjë ndryshim. Me miratimin e Kodit të ri (Dhjetor 2008), dispozitat e ligjit "Për referendumet", megjithëse nuk u përfshinë në Kodin Zgjedhor, u lanë në fuqi deri në miratimin e ligjit të ri. Fakt është se ky ligj nuk është në axhendën e Komisionit Parlametar për Reformën Zgjedhore.
Ligji "Për Referendumet", përcakton referendumet që janë: a) Referendum Kushtetues që zbatohet sipas pikës 4 të nenit 177 të Kushtetutës; b) Referendum i Përgjithshëm që mund të vihet në lëvizje nga jo më pak se 12 nismëtarë. Në këtë rast kërkohen nënshkrimet e 50,000 zgjedhësve. c) Referendumet zgjedhore, që mund të vihen në lëvizje nga 10% e zgjedhësve të regjistruar në listat e zgjedhësve të Komunës ose Bashkisë ose 20,000 prej tyre.

Çfarë referendum është ai që këto kohët e fundit shqyrtoi KQZ-ja?
Ky është referendum i përgjithshëm, nëpërmjet të cilit u kërkua shfuqizimi i një pjese të ligjit nr.10463, datë 22.09.2011 "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve".

Cili është mendimi juaj për ligjin "Për Referendumet"?
E shikoj të nevojshme që paraprakisht të përmend se ky ligj u miratua në vitin 2000 dhe u përfshi në Kodin Zgjedhor të po këtij viti. Gjatë këtyre 12 vjetëve, ai nuk ka pësuar ndonjë ndryshim, ndërsa Kodi Zgjedhor, siç dihet është ndryshuar disa herë. Kam mendimin se ligjbërësit nuk e kanë vlerësuar rëndësinë e referendumeve ose më qartë akoma klasa politike nuk ka vlerësuar se sa i rëndësishëm është ushtrimi i sovranitetit të popullit drejtpërsëdrejti. Kanë kaluar 22 vjet dhe deri më sot nuk është zhvilluar asnjë referendum i përgjithshëm apo lokal. Është për të ardhur keq që mazhorancat qeverisëse qysh nga viti 2000 dhe deri më sot jo vetëm nuk janë preokupuar për ta bërë këtë ligj më efikas, më të qartë dhe më të plotë, por me qëndrimet dhe veprimet e tyre, deri në një farë mase, kanë ndikuar negativisht në zhvillimin e referendumeve.

Në shkrimin e botuar në gazetën tonë, në 3 Korrik 2012, jeni shprehur kundër pjesëmarrjes së përfaqësuesve të partive parlamentare në KQZ, gjatë kërkesës për referendum të përgjithshëm, por ka persona që e kundërshtojnë këtë se administrimi i referendumeve duhet të bëhet nga KQZ-ja sepse kështu thotë ligji. Pra si rrjedhim, nuk ka ndonjë shkelje nëse ftohen edhe përfaqësuesit e partive. Ç'mendoni për këtë?
Lidhur me këtë problem, unë e trajtoj çështjen në aspektin ligjor dhe nuk e shikoj të nevojshme të polemizoj me persona të veçantë. Për të gjithë është e qartë se, në KQZ, shprehen mendimet e tyre, bënë pretendimet apo reaguan edhe përfaqësues të PD-së dhe të PS-së. Kam parasysh, se në pikën 4 të nenit 26 të Kodit Zgjedhor thuhet "të gjitha veprimet e kryera nga përfaqësuesit e partive politike, konsiderohen sikur janë kryer nga vetë partitë përkatëse, me cilësinë e tyre si subjekt zgjedhor". Është kjo arsyeja që me vendimn nr.10, datë 28.0¬6.2012, të KQZ-së, një vend i veçantë i kushtohet ndërhyrjeve apo pretendimeve të përfaqësuesit të PD-së. Kështu, në vendim thuhet "përfaqësuesi ligjor i Partisë Dem¬okratike ngriti pretendimin se verifikimi i kryer nga KQZ-ja në lidhje me dokumentacionin e paraqitur nuk është i plotë" se "sipas PD-së, në vendimin nr.1236, datë 22.12.2011 …" se "gjatë shq¬yrtimit të kërkesës për referendum, lidhur me përcaktimin e kohës se kur KQZ-ja duhet t'ja përcjellë kërkesën për referendum të miratuar Gjykatës Kushtetuese, përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, në mbështetje të nenit 129, parashtroi kërkesën se, KQZ-ja përcjell kërkesat për referendum të përgjithshëm Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese sipas ligjit, me përjashtim të rastit të parashikuar në nenin 116, pika 6 të Kodit Zgjedhor. KQZ-ja në fakt, e konsideron të drejtë këtë pretendim sepse mban të njëjtin qëndrim edhe në vendimin e saj. Ne nuk e dimë përse në vendimin e tij, KQZ-ja nuk ka përmendur edhe ato që mund të ketë deklaruar apo pretenduar përfaqësuesi i PS-së. Nëse kjo ka ndodhur, pavarsisht nëse ato që mund të ketë thënë ky përfaqësues nuk do të ishin të pranueshme duheshin pasqyruar në vendim për të ruajtur të paktën parimin e barazisë, i nevojshëm për një proces të rregullt ligjor, pavarsisht se për mendimin tim, procesi jo i rregullt ligjor është vetë fakti i pjesëmarrjes së përfaqësuesve të partive përkatëse parlamentare, të cilët në këtë rast nuk kishin asnjë lloj legjitimiteti. Nëse këta përfaqësues nuk do të pajtoheshin me vendimet e KQZ-së, partitë që i kishin autorizuar ata nuk do të kishin të drejtë të ankoheshin në Gjykatën Kushtetuese.

Në nenin 119, pika 6, në përputhje me nenin 3 të nenit 152 të Kushtetutës, kërkesat për referendume që nuk kanë kaluar nëpër të gjitha procedurat e këtij kreu, brenda datës 15 Mars të çdo viti, shtyhen deri në vitin pasardhës. Ndërsa në nenin 129, thuhet se, pas verifikimit të rregullsisë së kërkesave, KQZ-ja ja përcjell Presidentit të Republikës dhe Gjykatës Kushtetuese me përjash kuara nga nenin 119 të këtij Kodi. Ç'mund të na thoni për këtë ?
KQZ-ja, për të justifikuar mosdërgimin e kërkesës për referendum Gjykatës Kushtetuese dhe Presidentit të Republikës, gabimisht e mbështet në dispozitat e mësipërme. Lidhur me këtë, KQZ-ja, megjithëse në pjesën hyrëse të vendimit ka përmendur nenin 127, pika 2 të ligjit "Për referendumet", nuk ka dhënë asnjë shpjegim për këtë. Sigurisht kjo nuk është harresë sepse përmendja e kësaj dispozite do të krijone telashe. Sipas kësaj dispozite, nënshkrimet në mbështetje të kërkesës për zhvillimin e referendumit të përgjithshëm mund të depozitohen në KQZ nga 1 Janari deri në 30 Nëntor. Si do të vepronte përshembull KQZ-ja nëse kërkesa për referendum do të paraqitej të themi në Shtator 2012? Ai duhet ta pranonte dhe ta miratonte atë brenda muajit Nëntor 2012, ndërsa Gjykata Kushtetuese duhej të shprehej për kushtetutshmërinë e saj brenda muajit Janar 2013. Presidentit të Republikës, në rast se nuk do të kishte pengesa të tjera, do të caktonte datën e referendumit, meqenëse kërkesa për referendum kishte kaluar të gjitha procedurat brenda datës 15 Mars 2013.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia