VLORËArmët në duart e fëmijëve kanë shkaktuar një tragjedi në Jalë të Vlorës. Një vogëlushe 1-vjeçare humbi jetën pasi mori një plumb aksidental në kokë nga vëllai i saj 4-vjeçar

...
Ngjarja tragjike ndodhi mbrëmjen e së mërkurës në fshatin Jalë të Vlorës në familjen e G. Karafilajt. Djali i tij i mitur me iniciale G.K ka qëlluar më armë zjarri çifte motrën e tij 1-vjecare A.K. Mësohet se kryefamiljari ka qënë duke pastruar armën e zjarrit të cilën e ka lënë mbi tavolinë, ndërsa dy fëmijët kanë qenë duke luajtur në dhomë.

4 vjeçari duke përfituar nga një moment që i ati ka dalë nga dhoma është afruar pranë armës së zjarrit dhe e ka shkrehur. Saçmet nuk kanë kursyer as motrën e tij të vogël, të cilës i kanë shkaktuar plagë të rënda në pjesën e kokës.

Familjarët me urgjencë e kanë nisur të miturën drejt spitalit të Vlorës, por vogëlushja nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëvë të marra dhe ndërroi jetë pak çaste pasi mbërriti në spital.

Policia e Vlorës nisi punën për zbardhjen e rrethnave të plota të këtij incidenti që u finalizuar me pasoja tragjike.

Ende nuk dihet nësë i ati e kishte me leje armën e zjarrit, ndërsa familjarët po japin edhe dëshmitë përkatëse. Familja Karafilaj ndërkohë ka hapur edhe dyert e mortit.
 
Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)