Majlinda Cico, është nëna e sëmurë e dy fëmijëve jetim, që nuk e merrë përsipër asnjë mjek, për shkak të kushteve të vështira ekonomike. 30-vjecarja ishte në fokus të emisionit Repolitix pasditen e sotme, ku rrëfeu historinë e trishtë të jetës së saj.
Majlinda aktualisht është nëna e dy djemve, përkatësisht 10 dhe 12 vjeç, të cilët i dërgoi në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në kryeqytet 3 vite më parë, për shkak të pa mundësive financiare për t’i rritur ata. Mënyra e vetme e jetesës së kësaj gruaje është mbledhja dhe shitja e kanaçeve, ku për më shumë se një muaj ajo është e detyruar të qëndroi në shtëpi për shkak të pandemisë. Në këto kushte, Majlinda, ka mbetur pa bukë dhe janë fqinjët ata që i japin ushqim.
Ajo bëri thirrje për ndihmë nëpërmjet ekranit te Report TV, ku specifikoi se ishte drejtuar më parë edhe institucioneve përkatëse, por nuk kishte mundur të marrë asnjë përgjigje pozitive. Madje, edhe kur bëhej fjalë për gjendjen e saj të rënduar shëndetësore, ajo tregon se asnjë mjek nuk e merrte përsipër për shkak të mungesës së parave. Sot është pa ilaçe dhe shëndeti i saj rrezikon.
30-vjeçarja është me origjinë nga qyteti i Fierit, por vite më parë udhëtoi drejt kryeqytetit e vetme për të kërkuar një jetë më të mire. Vendimi që ajo mori duket që nuk ka rezultuar shumë pozitiv, pasi drama e saj nis me ndarjen nga bashkëshorti dhe sot gjendet e braktisur edhe nga të afërmit e saj.
Shpresa e saj e vetme është të kërkoi ndihmë, pasi prej ditësh edhe ushqimi i ka mbaruar. Të gjithë ata persona që mund ta ndihmojnë këtë nënë, të kontaktojnë në numrin e celularit: +355683431851