Evi Kokalari ka shpërthyer me një reagim të fortë dhe ironik ndaj Sali Berishës, i cili një ditë më parë akuzoi kryeministrin Edi Rama se qëndron pas personave që kanë kërcënuar avokaten Adriana Kalaja në Facebook.
Duke e quajtur Partinë Demokratike një klloun, dhe Kalanë ‘Sude’. Kokalari thotë se njëjti person që kërcënoi Kalajan i ka dërguar mesazh edhe asaj, por ndryshe nga Berisha, ajo nuk e ka bërë publike dhe nuk ka akuzuar askënd.
“Këta të PD-së janë “clowns” komplet. Del Sali Berisha dhe jep deklaratë për shtyp se i kanë kërcënuar jetën Sudes, që ka prodhuar këto kohët e fundit. Sudet gjithmonë i kanë shërbyer Berishës, në fakt… ja ashtu, me mashtrime publikut, për të cilat do hidhet në gjyq (Sudja) së shpejti. Por ndërkohë, i njëjti person më dërgoi edhe mua mesazh duke më kërcënuar jetën, por as nuk e publikova dhe as nuk akuzova publikisht as Ramën dhe as Berishën. Berisha po prek limitin e keqardhjes dhe së shpejti do përfundojë në një element po aq grotesk sa ata që ka vërdallë. Jam pa fjalë!” shkruan Kokalari .
Komente












