'Jam politikani më pro europian'/ Por ja faktet që 'kryqëzojnë' kreun e 'Republikës së Re'

'Jam politikani më pro europian'/ Por ja faktet që 'kryqëzojnë' kreun e 'Republikës së Re'

Me kryetarin e Republikës së Re, Lulzim Bashën, çuditë nuk kanë fund.

Mbrëmjen e djeshme, në studion e emsionit “Zonë e lirë” të Arian Çanit, Lulzim Basha e cilësoi veten e tij si politikanin më europian që ka pasur Shqipëria.

“Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më pro evropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka”, tha Lulzim Basha.

Por, nëse shikon faktet gjithçka është krejt e kundërta e asaj që pretendon Lulzim Basha.

Lulzim Basha është politikani i akuzuar për lobime ruse në SHBA, nga kompani offshore.

Me firmën e Lulzim Bashës është bërë financimi nga një kompani lobimi në SHBA, për të siguruar një foto me presidentin Donald Trump dhe mbështetjen në Kongresin amerikan.

I ka dhënë nga xhepi apo ja kanë dhënë rusët kjo nuk dihet, por fakti është se 150 mijë dollar janë paguar në SHBA nga një kompani ruse, për të mbështetur Lulzim Bashën.

Në muajin nëntor të vitit 2017, agjencia e lajmeve BIRN publikoi një material të plotë mbi fondet që PD kishte paguar për të siguruar mbështetje në administratën e lartë amerikane.

Nga ana tjetër, ishte edhe revista investigative amerikane “Mother Jones”, e cila publikoi një investigim të plotë për financimin me 675 mijë dollar nga PD për kompaninë Muzin, me firmën dhe negocimin personal të Lulzim Bashës, për të siguruar mbështetje në SHBA.

Denoncimi u publikua edhe te Zëri i Amerikës, New York Times dhe bëri një zhurmë të madhe në Shqipëri. Askush nuk foli për detajin që lidhet me foton e Lulzim Bashës, raportuar në dhjetor dhe një vizitë të tij të mundshme në Edinburg, ku sipas mediave amerikane ka qendrën kompania Binniata Trade LP, e cila në skandalin e denoncuar ka paguar 150 mijë dollar për PD-në, kompanisë amerikane Muzin.

Kompani ruse, burime të dyshimta, udhëtime të rastësishme në zonat e këtyre kompanive, por edhe heshtja dhe qëndrimet kontradiktore të vetë Lulzim Bashës, bëjnë që dyshimet të thellohen më tej.

Por, ka edhe një tjetër detaj. “Lul Perëndimori” sikurse i pëlqen ta quajë veten, ka filluar të sillet si oriental, ka dalë edhe kundër ndërkombëtareve.

Ambasadorët po i shkojnë një e nga një në zyrë. Ai po kërkon të faktorizohet jo si perëndimor por si oriental, si një radikal që nuk e njeh perëndimin.

Ai që thoshte se nuk bëj revolucion se jam lider perëndimor, se më telefonojnë Merkel e Trump e më thonë e more pushtetin me dhunë. Ai që thoshte se nuk i djeg kurrë mandatet, kur studentët ishin në rrugë, vetëm dy muaj më vonë, ka filluar të sillet si radikal.

Ka bojkotuar parlamentin dhe mori vendimin për djegien e mandateve të deputetëve. Në asnjë veprim nuk e shohim si Europian, sikurse pretendon.

Prandaj, Lulzim Basha bën mirë të sqarojë dyshimet për lobimet ruse në radhë të parë, e pastaj këto të tjerat që vinë pas.

Nëse mendon se me heshtje do i kalojë dhe “çudia më e madhe, zgjat vetëm tre ditë”, gabohet. Me heshtjen e tij, skandali vetëm sa do të thellohet. (CNA.al)

Investigimi i Birn mbi lobimet ruse

Investigimi i revistes amerikane Mother Jones

Basha në tren, udhëtim drejt Edinburgut

Foto e Bashës me presidentin e SHBA Trump

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bnm: 09/03/2019 18:48

    O te zonjen te vrima e ore ku e quan veten politikan ti o bastard

    Përgjigju
  • Salushi qe i mbushi: 09/03/2019 17:49

    Po Po Po Lulush mire e ke se ke rezidence ne Europe por me mendje e veprime ti je njeriu i pd me pro risian se asnje tjeter Ti lulush do vetem per vete Europen kurse per vendin e popullin cirresh e bertet se nuk duhet te na pranojne tani qe eshte Rama KM se eshte “kriminel” sipas. teje ,por te na pranojne kur te jesh ti k m per merita te shkelqyera qe ke per vjedhje tenderash e vrasjen e kater te pafajshmve ne bulevard ne mes te dites Po keto qendrime quan ti o i kruar e bitisur pro europiane?????!!!!!! Ti je anti EUROPE ANTI AMERIKE JE PRO SALI META ,kOkemadhi per destabilizimin e vendit Prisni SPAK-un se Po vjen ,ckini vjedh ai ta gjen

    Përgjigju
  • Populli: 09/03/2019 16:31

    Kush ju ti qe e quake veten politikan ,po ti je nje psikopat qe nuk te gjendet Shoku , ti je nje hajdut nje bandit nje kriminel ndaj ti dhe suita jote e keni vendin be burg perjete

    Përgjigju
  • dulja: 09/03/2019 16:10

    je me antishqiptare thuaje dhe me i pacipe

    Përgjigju
  • Jinglateri: 09/03/2019 15:55

    Pro perendimor?Ti je nje vrases nje hajdut

    Përgjigju
  • Labi Vlore: 09/03/2019 14:10

    Shikoni cfre thote marioneta e Saliut: “Sa i përket Lulzim Bashës, sa më përket mua, unë jam politikani më pro evropian, më evropian në radhë të parë, që ka sot Shqipëria. Ndoshta nesër vjen dikush tjetër më evropian se unë, por deri më sot, politikan më evropian se unë nuk ka”, tha Lulzim Basha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar

Wall Street Journal: Pse Shqipëria duhet të jetë destinacioni i radhës për udhëtarët e zgjuar