'Jam shumë zemërthyer', Elton John anulon koncertet, premton dhurimin e 1 mln $ për Australinë

'Jam shumë zemërthyer', Elton John anulon koncertet, premton dhurimin e 1 mln $ për Australinë

Elton John, Australia në zjarr

Këngëtari Elton John do të dhurojë 1 millionë dollarë ndihmë për të prekurit nga zjarret në Australi.

Kantautori britanik ka ndërprerë koncertin e tij në Sidney, në shenjë vlerësimi dhe mirenjohje për punën e shërbimit zjarrfikës në Australi dhe në mbështetje të njerëzve të prekur nga kjo fatkeqësi.

"Kjo është një fatkeqësi apokaliptike dhe të gjithë duhet të jemi mirënjohës për punën që po bëjnë zjarrfikësit.

Ka njerëz atje që kanë humbur jetën duke u përpjekur të shpëtojnë shtëpitë, kanë humbur jetën e tyre dhe shtëpitë e tyre.

Është një situatë e vështirë edhe për kafshët. Jam shumë zemërthyer për humbjen e habitatit të tyre. Prandaj, sonte unë do të premtoj një milion dollarë për të mbështetur të prekurit”.

Elton Xhon aktualisht ndodhet në Australi në turneun e tij muzikor “Farewell Yelloë Brick Road World”.

Qindra zjarre në Australi kanë djegur më shumë se 10.3 milionë hektarë tokë, një zonë me madhësinë e Koresë së Jugut, duke vrarë 26 njerëz dhe rreth 500 milionë kafshë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë

Champions League/ PSG vijon ‘traditën’, Dortmund e mposht 1-0 në gjysmëfinalen e parë