Operacioni është zhvilluar në Pogon të Janinës. Policia greke ka ndaluar dy mjete, njëra që bënte kontrollin e rrugës dhe tjetra ishte e ngarkuar me drogë.
Në mjet u gjetën dhe sekuestruan 128 kg kanabis. Në pranga ranë një shqiptar 33-vjeç dhe një shtetas grek 28-vjeç.
Destinacioni i lëndës narkotike nga Shqipëria ishte tregu grek, ndërsa po punohet për zbulimin e plotë të rrjetit të trafikantëve.
dy.b/shqiptarja.com