Japoni/ 50-vjeçari sulmon me thika autobusin e shkollës, 3 të vdekur

Japoni/ 50-vjeçari sulmon me thika autobusin e shkollës, 3 të vdekur

JAPONI- Një person ka sulmuar një autobus shkolle në shkollë, si pasojë e së cilit kanë mbetur të vdekur 3 persona dhe të plagosur 18 të tjerë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Kawasaki, ku dy prej janë 12 dhe 39-vjeç. Autori i sulmi është një 50-vjeçar i cili pasi sulmoi autobusin e shkollës, goditi më pas veten me thikë. Motivet e këtij sulmi janë ende të panjohura.

Sipas medieve vendase, "Kyodo",  në vendin e ngjarjes së gjetur dy thika, e ndërsa 16 nga të plagosurit janë nxënëse shkolle. Shoferi i autobusit ka deklaruar se e kishte parë autorin teksa po përpiqej që të komunikonte me fëmijët në momentin që ato po prisnin të hipnin në autobusin e tyre pranë shkollës private 'Caritas'.

"Autori filloi të fliste me fëmijët dhe pastaj hipi në autobus duke i goditur me thikë", raporton Rupert Wingfield-Hayes i BBC-së në Tokio. Japonia është shtet me kriminalitetin më të ulët në botë, por që vitet e fundit ka pësuar një rritje të ndjeshme, kryesisht nga sulmet me thika.

Në vitin 2016, 19 persona në një qendër të kujdesit për njerëzit me aftësi të kufizuara mendore u therën nga një ish-punëtor.  Ai njoftohet se donte që njerëzit me aftësi të kufizuara të "zhdukeshin". Gjithashtu, tetë studentë u vranë në një sulm të vitit 2001 pasi një burrë hyri në një shkollë fillore në Osaka dhe filloi të therte studentët.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë