Qeveria japoneze lëshon dorën dhe i dhuron qeverisë shqiptare 129 vetura Toyota, prodhim i vitit 2016.

Kjo dhuratë bujare kap vlerën e 500 milionë Yen japonez ose rreth 3 milionë dollarë. Këto makina do të menaxhohen nga kryeminsitria dhe do të përdoren nga administrata publike, për nevojat e tyre.

Të 129 makinat janë hibride, janë prodhim i viti 2016 dhe kanë në fokus përmirësimin dhe cilësinë e ajrit, si dhe reduktimin e gazrave në ajër që shkaktojnë efektin sere.

Këto janë makinat që i përkasin gjeneratës së miqësisë ndaj ambientit.

Veturat do të ndihmojnë në ndërgjegjësimin e institucioneve shtetërore dhe qytetarëve për përmirësimin e cilësisë dhe performancës mjedisore. Makinat do të hyjnë në territorin shqiptar nga toka, javën tjetër. 

Marrëveshja e këtij granti bujar është nënshkruar në korrikun e vitit 2015. Ndërkohë që qeveria Japoneze po sjell edhe trupën diplomatike në Tiranë, ku pritet që të fillojë nga puna vitin tjetër.

Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com