Jason Derulo koncert sot në Tiranë, këngëtari: Bashkëpunim me Rita Orën e Bebe Rexhën, pse jo?

Një nga këngëtarët më të dashur nga shijuesit e muzikës në botën mbarë, Derulo, ka mbërritur në Tiranë për të mbajtur një koncert, që premton atmosferë elektrizuese në stadiumin “Selman Stermasi”. 

Në një konferencë për mediat Derulo zbuloi pak nga detajet se si është konceptuar organizimi, ndërsa publiku do të udhëtojë bashkë me të drejt hiteve të dikurshme e deri te produksionet e sotme. 

“Do të jem së bashku me disa këngëtarë, më të mirët nga mbarë bota e me disa kërcimtarë. Do të jetë vërtet një super show. Unë mendoj që do të jetë një koncert shumë special, ndryshe nga ata në të cilët kam performuar deri më tani. Do performoj disa nga hitet e mia, që do ta kthejnë publikun në të shkuarën, por gjithashtu do të interpretoj edhe këngë të reja. E di që publiku do të këndojë së bashku me mua”.- tha këngëtari.

I rikthyer në Shqipëri, Jason Derulo çmon njerëzit, frymën e mirë dhe ushqimin.

“Kam qenë në Shqipëri edhe më parë. Kam kaluar një kohë të bukur këtu. Vendi juaj ka njerëz me shpirt dhe fizik të bukur. E di çfarë më pret edhe këtë herë. Ajo që më pëlqen tjetër është ushqimi. Pata një përvojë të jashtëzakonshme me ushqimin sot”.- u shpreh këngëtari.

Bashkëpunimin me Majkëll Buble dhe këngën Spicy Margarita e vlerëson si një nga më të mirët dhe e di që pëlqehet shumë në Shqipëri. 

“Majkëll Buble mbetet një nga këngëtarët e mi më të parapëlqyer. Megjithëse kemi ide të ndryshme për këngë të ndryshme, ndonjëherë kur dëgjon një produksion muzikor për herë të parë thua oh tingëllon për bukuri. Bashkëpunimi ishte pak ndryshe sepse ai ma dha idenë. Ai tha Jeson, ti je gjeni. Kështu ndodhi bashkëpunim i jashtëzakonshëm, erdhi në kohën e duhur. Mendoj që është një nga njerëzit më të mirë në planet”.- u shpreh ai.

Jason Derulo tregohen se edhe me këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare si Rita Ora e Bebe Rexha ka një relatë fantastike.

“Me Ritën isha në "The voice" në Austri. Shpenzuam një kohë të mirë atje.  Beben e njoh kam pasur fatin ta takoj nga afër. Tani mësova edhe që ju i thoni Bebe Rexha, unë i thërrisja BIBi, por Rexha nëse e shqiptoj mirë, kështu do t'i thërras tani. Ku i dihet me këngën e duhur, në kohën e duhur pse jo do të bashkëpunoja me këngëtaret shqiptare për të sjellë hite”.- tha Derulo.

Koncerti i Jason Derulos do të mbahet të sonte në mbrëmje në stadiumin “Selman Sermasi”.

M.Q./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si po përballohet situata e krijuar nga zjarret në vend?



×

Lajmi i fundit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit

SHBA-ja rikthen shitjen e armëve në Arabinë Saudite, përmbyset politika tre-vjeçare e presionit