Java e 27-të e Superligës zhvillohet në dy ditë, ndryshon orari i ndeshjes së Shkodrës! Tirana sërish larg kryeqytetit

Java e 27-të e Superligës zhvillohet në dy ditë, ndryshon orari i ndeshjes së Shkodrës! Tirana sërish larg kryeqytetit

Skuadra e Vllaznisë

Pas ndeshjes së kombëtares shqiptare, vëmendja tanimë është spostuar në javën e ardhshme të elitës së futbollit në Shqipëri. Superliga do zhvillojë raundin e 27-të fundjavën që vjen, kjo e shpërndarë në dy data dhe orare të ndryshme.

Gjithçka nis të shtunë në 15:00 me dy duele. Kukësi luan me Egnatian në një ndeshje më shumë se të luftuar, teksa po në atë orar, Vllaznia pret Bylisin në "Loro Boriçi". E programuar më herët në 18:00, dueli i Shkodrës është spostuar me tre orë më parë. Po të shtunë, në 18:00 luhet Teuta - Partizani në "Niko Dovana".

Të diel luhen dy ndeshjet e mbetura. Në 15:00 Kastrioti pret Laçin në stadiumin e Kamzës, teksa në 18:00 Tirana luan me Erzenin në "Elbasan Arena".

Superliga - java 27-të:

E shtunë, 1 prill 2023

15:00

Kukësi - Egnatia

Vllaznia - Bylis

18:00

Teuta - Partizani

E diel, 2 prill 2023

15:00 Kastrioti - Laçi

18:00 Tirana - Erzeni

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)

Hetimet e SPAK mbi Kadastrën, arrestohen dy persona për ushtrim të ndikimit të paligjshëm (EMRAT)