Java e Europës, muzikë, panair e filma në Shirokë! Teatrot me shfaqje në Tiranë e rrethe! 'Shhh...mbaje sekret’, te ‘Tonin Harapi’ Klaudia Hila!

1.     Teatri i Kukullave shfaq sot e nesër në orën 10.30 dhe 11.30 në sallën “Tonin Harapi” pranë Liceut Artistik në Tiranë shfaqjen “Shhh... mbaje sekret” me autore Elona Medjan dhe regji të Klaudia Hilës.

2.     Drama "Para Perëndimit" e nobelistit Gerhart Hauptman, me regji të Andia Xhungas shfaqet sot e nesër në orën 19.00 në teatrin "Metropol" në Tiranë me një kast të përzgjedhur aktorësh.

3.   Mbahet sot në orën 19.00 në teatrin Bylis në Fier shfaqja “Martesë me kushte” e Dario Fo me regji të Altin Bashës dhe interpretim të Olta Dakut dhe Gazmend Gjokës.

4.    Vijon këtë fundjavë në orën 19.00 në teatrin “Aleksandër Moisiu” në Durrës komedia “10 vjet martesë” me autor Alil Vardar dhe regji të Andia Xhungas.

5.    Gent Hazizi dhe Besnik Mustafaj sjellin sot në orën 19.00 në një stand up comedy bar pjesët "Krejzi Brother" dhe "Më fal o At se nuk di ç'them", në teatrin “Migjeni” në Shkodër.

6.     Në sheshin “Liria” përballë teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës vijon të shfaqet edhe sot deri në orën 18.00 ekspozita “Të prekësh trashëgiminë përms shqisave”.

7.    Java e Europës ndal sot në Shkodër. Prej orës 11.00 do të mbahet ceremonia e nisjes së aktiviteteve në Shirokë shoqëruar me një panair nga Bashkimi Eurpian, muzikë, diskutime  e filma. Në orën 12.15 në Qendrën Multifunksionale “Xixëllonja” organizohet një koncert me Orkestrën Rinore të Ballkanit Perëndimor me Shtëpinë e Fëmijëve.

8.     Viode materiale të rralla që rikthejnë kujtesën kolektive dhe ndërgjegjësojnë për ruajtjen e arkivave. Vijon sot në orën 19.00 deri në 7 maj në kinemanë “Maks Velo” në Laprakë Festivali i Video Arkivës Shqiptare.

9.     Vijon edhe sot në orën 20.00 në Teatrin Eksperimental shfaqja "Amerikani - E keqja është e mirë përsëri", me autor Adam Seidel dhe regji të Ina Morinajt.

 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?



×

Lajmi i fundit

‘Ishte shumë traumatike’, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës së tij: Koha rregullon çdo gjë

‘Ishte shumë traumatike’, Amos Zaharia flet për herë të parë për divorcin e motrës së tij: Koha rregullon çdo gjë