Vulin deklaroi se vetëm 'bota serbe e ndal Shqipërinë e Madhe', Rama ironizon: Shikoni fytyrën e tij, nuk ka nevojë për koment

KOTORR- Kryeministri Edi Rama ka komentuar deklaratat e zv.kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili pas takimit të Ramës në Athinë tha se vetëm 'bota serbe' mund ta ndalë Shqipërinë e Madhe.

Me gazetarët pas Samitit të Kotorit BE-Ballkani Perëndimor, Rama ka ironizuar Vulin duke thënë se fytyra e tij nuk ka nevojë për komente lidhur edhe me deklaratat e tij. 

'Një njeri i mençur ka thënë se pas të dyzetave çdo njeri mban përgjegjësi për fytyrën që ka. Nëse shikoni fytyrën e personit që i referoheni mendoj se nuk ka nevojë për një koment deklaratat e tij', tha Rama

Një ditë më parë Ministria e jashtme e Shqipërisë njoftoi se kishte thirrur për sqarim ambasadorin serb të akredituar në Tiranë për ti kërkuar sqarime në lidhje me deklaratat që zv. Kryeministri Vulin ka bërë, referuar vizitës dhe takimit të Kryeministrit Rama me diasporën shqiptare në Greqi.

Në reagimin e saj ministria e Jashtme e quajti deklaratën e Vulin provokuese dhe që nuk i shërbejnë paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit dhe kërkoi reflektim

Deklarata provokuese e zyrtarit serb është në kundërshtim me frymën e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe nuk i shërben paqes dhe stabilitetit në vendet e Ballkanit. Shqipëria është faktor i rëndësishëm që punon dhe kontribuon për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë dhe kjo është në thelb të bashkëpunimit edhe me Serbinë.

MEPJ pret reflektim të menjëhershëm, në mënyrë që deklarata të tilla të dëmshme, të përsëritura të mos ndikojnë në marrëdhëniet tona, të cilat duhet të jenë të orientuara drejt fqinjësisë së mirë dhe integrimit evropian, thuhet në deklaratën e ministrisë së Jashtme 

Çfarë deklaroi Vulin më 13 maj 

“Herën tjetër që qeveria e Greqisë të mendojë për njohjen e të ashtuquajturës Kosovë, le të kujtojë se si duket pritja e Edi Ramës në mes të Athinës. Atë që Rama nuk mundi ta përjetonte në Tiranë, e përjetoi në Athinë tha Vulin. 

G.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Lonely Planet: Shqipëria një nga destinacionet më të mira në Europë

Lonely Planet: Shqipëria një nga destinacionet më të mira në Europë