Java e Modës në Paris ka përshtatur veshje në bazë të gjendjes aktuale, ku e gjithë bota po lufton me koronavirusin.
Veshjet e stilistes franceze Marine Serre ishin me maska të dizenjura me ngjyra shumëngjyrëshe.
Sipas BBC, Serre ka përdorur edhe më parë maska fytyre edhe në koleksionet tjera të saj.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
Gjatë sfilatës në shtator modelet u shfaqën në pasarelë me fytyra të mbuluara me vello ose maska si pjesë e koleksionit pranverë/verë.
Maskat që ka dizenjuara më parë kanë qenë kundër ndotjes.
Përveç modeleve që u shfaqen me fytyra të mbuluara, edhe disa persona në audiencë po mbanin maska.
Në pasarelë kaluan edhe dizenjime të tjera, ku mbizotëruan modele veshjesh të frymëzuara nga vitet ’80-të.