'Je koka e krimit, jep dorëheqjen', si Meta dhe Berisha harruan akuzat ndaj njëri-tjetrit dhe u bashkuan për protesta (VIDEO)

Aleanca Sali Berisha-Ilir Meta është ironizuar nga ish deputeti Halit Valteri, i cili përmes një videoje kujton përplasjet në parlament dhe bashkimin për të sjellë opozitën e fortë në vend.

Në videon nga seanca parlamentare e vitit 2015, kur Berisha e Meta sulmonin njëri-tjetrin. Ishte Meta që i thoshte Berishës se i biri dhe Dritan Prifti ishin përfshirë në një aferë të 700 mijë eurove.

Ilir Meta: Për ty bëj çdo gjë, por jo për Zenin. Ty të ka akuzuar gjysma e partisë që ke nxjerrë në pritë Azem Hajdarin dhe ne nuk ta kemi kujtuar ndonjëherë.

Sali Berisha: Nuk e kalon dot me këto ti. Ti je koka e krimit këtu, por rri rehat. Për 700 mijë euro dhe dorëheqjen herën e parë.

Ilir Meta: Jo mo jo e dhashë prej Shkëlzenit unë dorëheqjen, se Shkëlzeni ishte në videot e Dritan Priftit, ti e di shumë mirë. Dhe me the shiko çfarë më ka bërë ky budallai. Vazhdo merr mendtë e Shkëlzenit, çfarë të të bëj unë ty.

Ndërkohë, tashmë kanë mbledhur forcat dhe së fundmi kanë pasur një takim të fshehtë për organizimin e protestave.

Atë që Lulzim Basha tentoi me Monika Kryemadhin për të ashtëquajturën opozitë e Bashkuar, Sali Berisha tashmë që pretendon të ketë marrë drejtimin e Partisë Demokratike, kërkon ta vë në jetë me Ilir Metën, i cili hoqi kostumin e presidentit mori në dorë frenat e partisë që themeloi. 

Berisha dhe Meta u panë pranë njëri-tjetrit edhe në protestën për tragedinë në Himarë ku u përplas për vdekje me gomone 7-vjeçarja Jonada Avdia. Ata së bashku me mbëshetësit e tyre i kërkonin kryeministrit Edi Rama që të shkarkonte ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi, ministren e Turizmit, Mirela Kumbaro dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Sipas qytetarëve, ata ishin përgjegjësit kryesor për përplasjen për vdekje të 7-vjeçares nga gomonia e drejtuar nga Arjan Tase. Ndonëse protestat u zhvilluan në ditët e para të muajit gusht, rreth një muaj më vonë qeveria mori vendimin për lirimin nga detyra të Gledis Nanos nga posti i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

 

/LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xen gërdeci: 04/09/2022 16:02

    Këta të dy janë jo vetëm koka e krimit sikurse e deklarojnë vetë,por janë dhe koqja e krimit,këta kanë rrjedhur e pjerdhur,ç'thonë më darkë për njëri tjetrin se thonë në mëngjes,s'merret vesh kur pushtohen e kur kafshohen,origjinal mafie e sofistikuar që brënda llojit pushtohen,kafshohen,pallohen e në fund vriten... kur do vijë ajo ditë... Zoti i ndëshkoftë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë