SANAA - Njëzet rebelë shiitë u vranë sot në jug të Jemenit duke përfshirë 14 prej tyre të cilët u vranë në Aden, pas sulmeve të koalicionit arab, të udhëhequr nga Riadi, sipas burimeve ushtarake.
"Katërmbëdhjetë rebelë huthi u vranë në një seri prej tetë sulmesh të koalicionit të drejtuar herët në mëngjes kundër pozicioneve të tyre afër Dar Saadit", i një burim brenda forcave besnike të presidentit Abd Rabbo Mansour Hadi.
"Disa nga rebelët u larguan në veri pas sulmeve në drejtimin e Lahjit", shtoi ky burim.
Në qytetin Dhaleh në veri të Adenit, luftëtarët të cilët mbështesin presidentin Hadi, u bënë pritë dje rebelëve duke vrarë gjashtë prej tyre.
Më 26 mars Arabia Saudite ka marrë drejtimin e një koalicioni prej nëntë vendesh arabe, të cilët kryejnë sulme ajrore për t'i ardhur në ndihmë përkrahësve të presidentit Hadi./ATSH/