Jeni person që ndiqni më shumë logjikën apo emocionet ? Test i thjeshtë për personalitetin tuaj

Jeni person që ndiqni më shumë logjikën apo emocionet ? Test i thjeshtë për personalitetin tuaj

Foto ilustruese

Mënyra se si i shikoni gjërat, çfarë lloj aktivitetesh ju pëlqejnë dhe si i përballoni situatat e vështira janë përgjigje të drejtpërdrejta bazuar në anët tuaja emocionale dhe logjike. Cila është ana juaj dominuese? A e ndiqni zemrën më shumë se trurin? A i peshoni faktet dhe shifrat mbi ndjenjat? Ky është test i thjeshtë i personalitetit ku ju përgjigjeni këtyre pyetjeve për të zbuluar nëse jeni më emocional apo më logjik.

1. Çfarë besoni më shumë për të marrë një vendim të vështirë?

A: Besoni ndjenjën tuaj të brendshme

B: Merrni parasysh çdo rezultat, fakt, shifra, të dhëna të mundshme

2. Çfarë ka më shumë rëndësi për ju?

A: Një investim i mirë

B: Një shtëpi e bukur

3. Ju pushtojnë emocionet lehtë në situata të ndryshme?

A: Po

B: Jo

4. A ndërmerrni projekte, aktivitete në varësi të gjendjes suaj emocionale?

A: Po

B: Jo

5. A i ndjeni emocionet e të tjerëve?

A: Po

B: Jo

6. Me së shpeshti?

A: I besoj shumë lehtë njerëzve

B: Gjykoj mirë karakterin e tyre

7.Do të arrije në një mendim përfundimtar për një person të caktuar bazuar se çfarë ju ndjeni për ta, apo bazuar në veprimet e tyre?

A: Si ndihem për ta

B: Bazuar në veprimet e tyre

8. Do të donit të ishit:

A: Empatike

B: Inteligjent

P9. Çfarë ju pëlqen më shumë?

A: Duke ndjekur pasionet tuaja krijuese, duke praktikuar artet për vetë-shprehje

B: Zgjidhja e problemeve logjike dhe marrja e vendimeve të biznesit bazuar në fakte dhe shifra

10. A e gjeni veten duke reaguar tepër ose duke u mërzitur për gjëra të parëndësishme?

A: Po

B: Jo

Nëse keni zgjedhur alternativën A në shumë se në 8 pyetje ju jeni emocional. Këto janë karakteristikat kryesore: 

  • Ju pushtohen lehtësisht nga emocionet

  • Mund të qani lehtësisht duke parë një film

  • Ju mund të jeni empatik ndaj nevojave dhe ndjenjave të të tjerëve

  • Ju mund të jeni të ndjeshëm ndaj kritikave ose të mos jeni në gjendje të flisni për veten tuaj

  • Mund të jeni shumë të prekur nga mjedisi juaj i jashtëm

  • Ju mund ta gjeni veten duke u shqetësuar shumë, më shumë se përgjithësisht

  • Ju mund të dëgjoni ndjenjat dhe emocionet tuaja më shumë sesa logjikën

  • Ju mund të keni një ndjenjë të mprehtë për të bërë gjënë e duhur sesa atë që është më e mira për ju

  • Mund të keni vështirësi të lini mendimet negative

  • Ju mund të keni një nivel të lartë të vetëdijes

  • Ndonjëherë mund të ndiheni të pashpresë, të pafuqishëm, të shqetësuar

Nëse keni zgjedhur më shumë alternativën B, ju jeni njeri që ndiqni llogjikën ! Këto janë karakteristikat kryesore:

  • Nuk lejoni që emocionet t'ju udhëheqin për të marrë një vendim

  • Jeni shumë të organizuar 

  • Mund t'ju pëlqejë të zgjidhni lojëra me enigma, probleme logjike

  • Nuk do rrini gjatë me një problem, do e analizoni dhe do e zgjidhni

  • Mund të jeni metodikë dhe nuk do të devijoni nga arritja e qëllimeve tuaja

  • Ju do të peshoni në fakte, shifra, të mirat dhe të këqijat kur merrni një vendim

  • Ju do të planifikoni piketa tuaja të ardhshme dhe do të doni një strukturë për planet tuaja të karrierës ose të ardhmen

  • Më shpesh mund të pyesni 'Pse?' dhe kërkoni arsyetim përpara se të veproni në ndonjë gjë

  • Mund të përqendroheni në të ardhmen dhe të mos qëndroni në të shkuarën

  • Jeni tepër të mirë në transmetimin e mendimeve tuaja

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë