Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se në faqen e platformës bashkëqeverisja me qytetarët sot do të hapet një rubrikë e posaçme për çështjen e studentëve. Kreu i qeverisë theksoi se të gjithë studentët për cdo problem që kanë të drejtohen në faqe dhe do të marrin përgjigje në kohë reale. Ndërkohë që edhe ministria e Arsimit, sipas kreut të qeverisë, do të çelë në Facebook-un e vet një dritare për t’u përgjigjur në kohë reale.
“Pata një përmbytje të telefonit javën e kaluar nga studentët, por megjithëse e kemi çuar në sekretaritë e studentëve, përsëri ka shumë pyetje, sot do të çelet një rrugë, qoftë te platforma që duam, që cdo student dhe cdo prind që ka pyetje në lidhje me vendimet e qeverisë, trajtimet financiare apo të tjera, ti drejtohet platformës, te Shqipëriaqëduam.al, aty do të shfaqet rubrika ‘Jamstudent’, kam një pyetje, aty pyetja juaj do të marrë një përgjigje.
Edhe ministria e Arsimit do të çelë në Facebook-un e vet një dritare për t’u përgjigjur në kohë reale për të gjithë çështjet”tha ai. Ndërkohë që pjesa më e madhe e studentëve janë rikthyer në auditorë pas protestës, një grup studentësh kanë bllokuar procesin në disa fakultete (lexo ketu).