Jennifer Lopez ka deklaruar gjatë një interviste me Maria Shriver mëngjesin e të hënës që ndihet e frikësuar tani që është “single”.

Pas ndarjes së fundit me Casper Smart këngëtarja është shprehur se është e hapur për të dashuruar sërish.

Ajo do të promovojë së shpejti librin “True Love” ku tregon se ka pasur pak vetëvlerësim dhe respekt për veten e saj dhe kjo ka nisur që në fëmijëri kur jetonte në Bronx.

jennifer lopez

Sipas këngëtares nuk mund të dashuronte njeri, pasi ende nuk kishte mundur të donte veten e saj.

Ndarja më e vështirë për të ka qenë në vitin 2004 me Ben Affleck, ndërkohë të njëjtin vit u martua me Marc Anthony me të cilin ka dy binjakët Emme dhe Max.
Redaksia Online      
(g.m/shqiptarja.com)